LAJMI I FUNDIT:

​Bastisja e shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, flasin familjarët e Bashkim Smakajt

​Bastisja e shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, flasin familjarët e Bashkim Smakajt

Hetuesit e Dhomave të Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, gjatë tërë ditës së hënë kanë bastisur në shtëpinë e ish-shefit të AKI-së, Bashkim Smakaj.

Bastisja e EULEX-it, e cila kishte filluar në ora 8:00 të mëngjesit ka përfunduar rreth orës 17:20.


Ndërsa, janë kryer bastisje edhe në shtëpinë e Blerim Shalës, ish-këshilltar i Hashim Thaçit.

Axha i Bashkim Smakaj, Hetim Smakaj deklaroi se nuk kanë qenë në dijeni për këtë bastisje.

I njëjti u nuk lejua nga Policia të hy në shtëpinë e ish shefit të AKI-së.

Sipas tij, këto bastisje nuk janë të mira, për shkak të akuzave të pavërteta.

“Na nuk dimë asgjë rreth bastisjeve, kemi dëgjuar edhe ne prej mediave. Nuk e kemi pritur këtë bastisje… U nisëm të shkojmë të shikojmë se çka po bëhet, t’i mësojmë arsyet pse, por nuk po mundemi me hy deri të dalin policia…Smakaj më ka migj, unë djalë të vëllaut e kam…”.

“Nuk besoj që kemi, nuk kemi bërë kurrfarë vepre. Nuk janë të mira këto bastisje, këto janë do akuza të pa vërteta, me dëshmitarë të rrejshëm. Gjithkush flet diçka edhe këta i marrin si diçka, po nuk ka asgjë”, deklaroi Smakiqi.

Artan Çerkini, avokat i tij, tha para mediave se bastisja nisi në 8 të mëngjesit.

Ai deklaroi se hetuesit kanë bastisur me arsyetimin se në shtëpinë e Smakajt “mund të gjenden prova me relevancë për procedurat që janë duke u zhvilluar”.

Por Smakaj, ritheksoi se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar.

Ai, siç thotë Çerkini “s’ka pasur kurrfarë kontakti me dëshmitarë”.

“Nuk është intervistuar dhe nuk ka pranuar kërkesë që të intervistohet”, tha avokati, njofton KP/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori