LAJMI I FUNDIT:

​Bastiset një shtëpi private në Vushtrri, konfiskohet një armë zjarri

​Bastiset një shtëpi private në Vushtrri, konfiskohet një armë zjarri
ilustrim

Mbi bazën e informacionit dhe dyshimeve të arsyeshme, Policia e Kosovës sot ka batisur një shtëpi private në Vushtrri.

Me këtë rast është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë dhe një sasi municioni.


Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar një person, ku pas procedurave të intervistimit i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës.