LAJMI I FUNDIT:

Basri Sejdiu pret që brenda tetë ditëve të kthehet si drejtor në QKUK

Basri Sejdiu pret që brenda tetë ditëve të kthehet si drejtor në QKUK

Basri Sejdiu mund të rikthehet në krye të Bordit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Kjo pritet të ndodhë pasi që Inspektorati i Punës, me vendimin e shkallës së dytë ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Bordit Drejtues të SHSKUK-së të bërë ndaj vendimit të shkallës së parë të këtij inspektorati për rikthimin në punës të Basri Sejdiut.


Pas shkarkimit nga pozita e drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu kishte veshur mantelin e bardhë dhe i ishte rikthyer kardiologjisë invazive në QKUK, por është Inspektorati i Punës ai që ka vendosur që Sejdiu duhet të rikthehet në pozitën e drejtorit.

Me vendimin e shkallës së dytë, Inspektorati i ka dhënë tetë ditë afat bordit të SHSKUK-së që ta rikthejnë Sejdiun në pozitën e drejtorit.

“Shkalla e dytë është formë e prerë e ekzekutueshme brenda tetë ditëve dhe nëse nuk ekzekutohet pasojnë gjobat për anëtarët e bordit. Unë shpresoj që është konfirmuar nga të dy shkallët shkelja e ligjit dhe një shkarkim i paligjshëm i cili pati ndodhur në formë të paprecedent pa paralajmërim. Kam qenë takim në qeveri ata kanë marrë një vendim, dhe tani shkalla e dytë i anulon të gjitha vendimet për njollosjen e kësaj pozite gjegjësisht të emrit tim”, deklaroi për RTV Dukagjinin Basri Sejdiu.

Sejdiu tha se brenda javës pret të kthehet në pozitën e drejtorit të SHSKUK-së.

RTV Dukagjini ka kontaktuar ushtruesin e detyrës së drejtorit të SHSKUK-së Valbon Krasniqi i cili ka thënë se për këtë çështje duhet të prononcohet bordi, ndërsa kryesuesi  i bordit të SHSKUK-së Xhevat Jakupi nuk i është përgjigjur pyetjeve të televizionit. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori