LAJMI I FUNDIT:

Basketbollisti shqiptar menaxher i Los Angeles Clippers

Basketbollisti shqiptar menaxher i Los Angeles Clippers

Los Angeles Clippers në NBA i ka ofruar rolin e menaxherit dhe ai do të përzgjedhë talentet që mund të luajnë në NBA për llogari të Clippers.

Ermal Kuqo, ylli i basketbollit shqiptar, ka vendosur edhe zyrtarisht të tërhiqet nga basketbolli. Ai tani do të punoj si menaxher për skuadrën e njohur amerikane, Los Angeles Clippers.


Pas plot 23 vjetësh në basketbollin e luajtur, Ermal Kuqo ka vendosur zyrtarisht të tërhiqet nga loja aktive. Vitet e fundit ai i luajti në kampionatin turk ku edhe mbylli karrierën si basketbollit, por bashkëjetesa me sportin e koshit do të vazhdojë. Los Angeles Clippers në NBA i ka ofruar rolin e menaxherit dhe ai do të përzgjedhë talentet që mund të luajnë në NBA për llogari të Clippers.

Karriera e Kuqos

Kuqo padyshim ishte njëri ndër basketbollistët më të mirë shqiptarë. Ai pati një karrierë të bujshme, duke luajtur në disa skuadra të mëdha. Pa mbushur ende 15 vjeç, Kuqo mori ftesën nga Turqia për t’u bërë pjesë e ekipit të Fenerbahçes, ku mësoi dhe rrit shumë profesionalist.

Në moshën 18 vjeçare Kuqo luan në Euroligë dhe për dy vjet transferohet në kolegjin e Kansas City, ku pati mundësinë që të bëhet pjesë e “summer league” të NBA, me skuadrat e Houston Rockets dhe Detriot Pistons.

Pa mundur të kalojë pragun e NBA, Kuqo rikthehet në Evropë, ku nis një karrierë të gjatë dhe shumë të suksesshme, fillimisht ne Kroaci dhe Slloveni, e më pas në Turqi, ku ju bashkua skuadrës së Efes Pilsen, me të cilën ai kaloi pjesën më të madhe të karrierë.

Në vitin 2004, në mungesë të përfaqësueses shqiptare të basketbollit, Kuqo pranoi ftesën nga Turqia, për tu bërë pjesë e ekipit kombëtar, më të cilin luajti një evropian në vitin 2005 dhe një botëror në vitin 2006 në Japoni.

Në vitin 2010, Kuqo u bë promotor i rikrijimit të kombëtares shqiptare të basketbollit dhe i kërkoi personalisht FIBA-s të largohet nga Turqia. Në vitin 2011 ai zhvilloi një fazë eliminatore të shkëlqyer me Shqipërinë, me një mesatare 19 pikësh për ndeshje. /TCH/

Në trend Sport

Më shumë

"Ai ishte i vetmi lojtar që ia kisha frikën" - John Terry emëron legjendën e futbollit si kundërshtarin e tij më të vështirë

Premier League
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori