LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian kundërshton hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Bashkimi Evropian kundërshton hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem

Zotimi i Kryeministrit, Avdullah Hoti, me Marrëveshjen e Uashingtonit, se Kosova do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, ka nxitur reagime të ndryshme, përfshirë edhe ato që vijnë nga Bashkimi Evropian. Asnjë vend i BE-së, sipas zyrtarëve në Bruksel, nuk ka ambasadë në Jerusalem.

Njëra nga pikat më të komentuara nga marrëveshja e nënshkruar në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, është çështja e njohjes së Kosovës nga shteti i Izraelit dhe sidomos zotimi për hapjen e ambasadës në Jerusalem.  Në një konferencë për media ka reaguar edhe Zëdhënësi i BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, i cili ka thënë se në këtë qytet nuk ka ambasadë asnjë shtet i BE-së si dhe nuk ka as delegacion të BE-së atje.


“Sa për ambasadat është angazhim bilateral i tyre. Këto pyetje duhet t’u bëhen atyre. Unë vetëm mund të them se pozicioni i BE-së për lëvizjet e ambasadave në Jerusalem është i njohur dhe nuk ka ndryshuar. Nuk ka shtet të BE-së me ambasadë në Jerusalem. Nuk ka delegacion të BE-së në Jerusalem. Është në vijë me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara. BE e ka përsëritur përkushtimin për zgjidhjen për dy shtete. Duhet gjetur rrugë nëpërmjet dialogut për të zgjidhur statusin e Jerusalemit si kryeqendër e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës. Pasi që Kosova dhe Serbia e kanë prioritet integrimin në BE, BE pret që të dyja të veprojnë në vijë me këtë përkushtim”, ka deklaruar Peter Stano – zëdhënës i BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri.

Për çështjen e hapjes së kësaj ambasade, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka kërkuar nga Turqia që Kosovës t’i bëhet presion, nëse e hapin ambasadën në Jerusalem. Ai për mediat serbe ka thënë se po pret nga presidenti turk Erdogan të dijë se çfarë do t’u thotë Thaçit e Hotit, për këtë.

Ndërsa në një konferencë për media, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për bisedën që ka pasur me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan, ku tha se hapja e ambasadës në Jerusalem nuk do të dëmtoj raportet mes Kosovës dhe Turqisë.

Politologu, Ramush Tahiri, thotë se nuk beson qe Vuçiq ka guxim që brenda një viti të mos e bart ambasadën e Serbisë në Jerusalem.

“Nuk besoj se Vuçiq do të ketë guxim që brenda një viti të mos e bartë ambasadën e Serbisë nga Tel Avivi në Jerusalem pavarësisht kërcënimit të Autoritetit Palestinez që kanë thënë se kush zhvendos ambasadat në Jerusalem me ta shkëputin marrëdhëniet”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Ramush Tahiri.

Pika e fundit e marrëveshjes së nënshkruar në Uashington nga Kosova thotë se Kosova (Prishtina) dhe Izraeli pajtohen të njohin njëri-tjetrin. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Kalo në kategori