LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian i gatshëm të vendos sanksione tregtare ndaj SHBA-së

Bashkimi Evropian i gatshëm të vendos sanksione tregtare ndaj SHBA-së

Franca dhe Bashkimi Evropian janë të gatshme t’i përgjigjen Shteteve të Bashkuara duke vendosur sanksione, nëse Washingtoni refuzon një marrëveshje tregtare, kështu tha ministri francez i Financave, Bruno Le Mer.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan më 2 tetor se do të vendosin tarifa në mallra të Bashkimit Evropian, në vlerë të 7.5 miliardë dollarëve.


“Nëse administrata amerikane hedh poshtë dorën e zgjatur nga Franca dhe BE-ja, ne jemi të gatshëm t’i përgjigjemi me sanksione”, tha Le Mer.

SHBA vendos tarifa tregtare në vlerën 7.5 miliardë dollarë të mallrave evropiane
Lexo po ashtu SHBA vendos tarifa tregtare në vlerën 7.5 miliardë dollarë të mallrave evropiane

Ky është kapitulli i fundit në betejën 15 vjeçare në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për shkak të subvencioneve të dhëna për kompaninë ajrore Airbus dhe kompaninë rivale amerikane Boeing.

Organizata Botërore e Tregtisë ka thënë se të dyja palët duhet të tentojnë të arrijnë një marrëveshje. /Telegrafi/