LAJMI I FUNDIT:

Bashkimi Evropian dhe Meksika pajtohen për marrëveshjen e tregtisë së lirë

Bashkimi Evropian dhe Meksika pajtohen për marrëveshjen e tregtisë së lirë

Bashkimi Evropian (BE) dhe Meksika kanë arritur konsensus në negociatat për përditësimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë. Komisioni i BE-së njoftoi se në negociatat në lidhje me përditësimin e marrëveshjes tregtare me Meksikën është arritur konsensus parimor.

Në këtë mënyrë, tregtia e të gjitha mallrave dhe produkteve mes BE-së dhe Meksikës, përfshirë edhe fushën e bujqësisë, do të zhvillohet pa doganë. Ndërkaq, marrëveshja parasheh thjeshtëzimin e procedurave doganore të zbatuara për fushat si farmacia, makinat dhe pajisjet e transportit.


Po ashtu, në kuadër të marrëveshjes do të lejohet tregtia e shërbimeve në fusha si financat, transporti dhe të telekomunikacioni. Kompanitë e BE-së dhe të Meksikës do të përfitojnë të drejtën e qasjes në tenderët publike në mënyrë reciproke, përcjell Telegrafi.

Në marrëveshje do të përfshihen pikat përkatëse në lidhje me kushtet e punës, të drejtat e konsumatorëve, standardet mjedisore dhe lufta kundër korrupsionit.

Negociatorët do të vazhdojnë deri në fund të vitit për përfundimin e tekstit ligjor dhe detajeve teknike.

Pas konfirmimit të tekstit ligjor nga Komisioni i BE-së, ai do të dërgohet për miratim në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e BE-së.

Marrëveshja aktuale tregtare mes BE-së dhe Meksikës ka hyrë në fuqi në vitin 2000. Palët që nga viti 2016 realizonin negociata për përditësimin e marrëveshjes së tregtisë. /Telegrafi/