LAJMI I FUNDIT:

Bashkësia ndërkombëtare për rastin “Haraçi”: Shteti juridik të tregohet me vepra

Bashkësia ndërkombëtare për rastin “Haraçi”: Shteti juridik të tregohet me vepra

Bashkësia ndërkombëtare këtyre ditëve është unanime në kërkesën deri te autoritetet në Maqedoninë e Veriut lidhur me rastin “Haraçi” të tregojnë në vepër se në vend ka sundim të drejtësisë dhe se shteti juridik funksionon.

Ambasadoret e SHBA-së dhe të Britanisë së Madhe, Kate Mariye Byrnes dhe Rachell Galloway duke ndarë publikimin e eurokomisarit Johanes Hahn për rastin “Haraçi” dhe luftën kundër korrupsionit, në Twitter profilet e tyre, porositën që vendi të tregojë angazhim për shoqërim drejt sundimit të drejtësisë.


“Siç kemi thënë paraprakisht, këto janë akuza serioze, për të cilat nevojitet përgjigje serioze, i cili do të jetë me bazë, transparent dhe me kohë. Tani është koha që Maqedonia e Veriut të tregojë angazhim për mbështetje drejt sundimit të drejtësisë”, shkroi Byrnes në Twitter.

Për Galloway përforcimi i sundimit është me rëndësi vitale për Maqedoninë e Veriut.

“Përforcimi i mbizotërimit të qeverisë është me rëndësi jetësore për Maqedoninë e Veriut dhe mundësi për pavarësinë e institucioneve që të tregojnë përkushtueshmëri të drejtësisë për të gjithë qytetarët”, publikoi në Twitter ambasadorja britanike Galloway.

Pas publikimit të bisedave të incizuara lidhur me rastin “Haraçi” mbrëmë në Twitter u prononcua eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johannes Hahn, i cili porositi se lufta kundër korrupsionit në nivel të lartë duhet të vazhdojë.

“Maqedonia e Veriut: Lufta kundër korrupsionit në nivel të lartë duhet të vazhdojë pa ndërprerë. Sa i përket zbulimeve më të reja, është me rëndësi të vërtetohet përgjegjësia juridike për të gjitha veprat penale, duke përfshirë edhe ato që dalin nga dhe disa përgjime ilegale”, thekson Hahn në publikim.

Daniel Serwer nga Universiteti “Jon Hopkins” në komentin për hetimin rreth rastit “Haraçi” dhe ndërlidhjes së mundshme të ish-prokurores speciale Katica Janeva, deklaroi se rastet e këtilla duhet të kenë zgjidhje gjyqësore, duke përmendur se ky mund të jetë proces që nuk do të përfundojë shpejtë.

Në pyetjen nëse rasti mund të pasqyrohet mbi bisedimet aderuese me BE-në Serwer deklaroi se kjo varet nga vetë Unioni.

“I takon Brukselit të vendos nëse ka ndonjë anulim. Por, jam i bindur se përkushtimi i sinqertë dhe i qartë i Qeverisë do ta hapë rrugën për negociata”, deklaroi Server.

Me koment të ngjashëm u prononcua edhe Pol Mekarti, drejtor për Evropën në Institutin ndërkombëtar republikan në Uashington, i cili tregoi se duhet të lejohet hetimi të vazhdojë më tej që të shihet çka në të vërtetë është e saktë, e çka jo.

Ai thotë se opozita duhet të pres të zgjidhet rasti, para se të dalë me çfarëdo konkluzione. Është me rëndësi të jesh konstruktiv, ndërsa miqtë amerikanë janë këtu që ta përkujtojnë për këtë”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori