Ndaj debateve për vizitën e Ramush Haradinaj në familjen Rugova, nuk ka qëndruar indiferente as bashkëshortja e Ukë Rugovës, Blerta Kllokoqi-Rugova.
Ajo përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se Teuta Rugova ka qartësuar gjithçka me deklaratat e saja në rrjetin social “Facebook”.
Kllokoqi-Rugova po ashtu ka thënë se mes Ramushit dhe Albinit, familja e Rugovës e zgjedh Ramushin për Kryeministër.
Postimi i plotë i Kllokoqi – Rugovës:
“Për të mos qenë komplet indiferente me ngjarjet e fundit dhe për të mos tradhtuar ndjekësit e mi në FB për arsye të numrit të madh të mesazheve që po marr, po i them disa fjalë, jo dhe shumë, sepse nuk më takon për arsye të nepotizmit. Teuta e ka sqaruar shumë mirë dhe kjartë ngjarjen e sotme.
Një postim të përkryer me shumë sqarime e gjeni në faqen e saj të Facebook. Për ata që nuk ishin të kjartë ka lëshuar edhe një postim të dytë. Ajo kjartë u bënë thirrje partive politike që për qëllim kanë shtetndërtimin e Kosovës, të ulen në tavolinën e paqes dhe të gjejnë një kompromis.
Me sa pashë unë postimin, nuk ka vend për hutime, vetëm e lexoni me vëmendje dhe gjithqka është e kjartë, përveç atyre injorantëve që nuk duan të kuptojnë dhe kanë qëllim vetëm të ofendojnë Teutën dhe familjen pa kurrëfarë baze.
Kosova duhet të ecë përpara. Nuk duhet dërguar mesazhe negative miqëve tanë ndërkombëtar e as ta lëmë Serbinë të përfitoj pikë pozitive nga papjekuria politike që po tregojnë liderët tanë, duke krijuar ngërqe politike pas çdo zgjedhjeje nacionale. LDK dhe partitë e tjera djathtiste duhet të reflektojë dhe të mos jenë pengesë e progresit për inate dhe hakmarrje individuale.
Veprimi i Teutës mund të kritikohet vetëm nga ata që mund të u shuhet ëndërra për pushtet nga një koalicion i gjërë.
Mes të tjerash, më vije keq ta them sepse nuk i takon natyrës sime, por mes zgjedhjes së Albin Kurtit Kryeministër, person i cili asnjëherë nuk u përkul pranë varrit të Presidentit Rugova dhe nuk e njeh kontributin e Presidentit Rugova për shtetësinë e Kosovës (po flasim për veprime të tij deri në këtë moment sepse gjithqka mund të ndryshoj dhe uroj të ndodhë ashtu) dhe Ramush Haradinajt, person të cilin vet Presidenti e kishte zgjedhur Kryeministër, kishte bashkëpunuar me të dhe e çmonte kontributin e tij patriotik për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, atëherë është shumë e natyrshme që familja Rugova ta pres dhe mbështes Ramushin për kryeministër. Përndryshe, Rezidenca e Presidentit Rugova është e hapur për të gjithë ata që kanë besim në këtë shtëpi dhe e dinë se gjithçka zanafillën e ka në këtë shtëpi” (sic), ka shkruar Kllokoqi-Rugova. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës
Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre