Kenneth Petty, bashkëshorti i reperes amerikane, Nicki Minaj, është dënuar me 120 ditë arrest shtëpie, pasi ka shkelur kushtet e dënimit duke postuar në internet video inkriminuese që duket se kërcënojnë bashkëshortin e Cardi B, reperin Offset.

Në një urdhër gjykate të paraqitur të mërkurën, më 20 shtator, në Distriktin Qendror të Kalifornisë, Petty u urdhërua të kryente monitorimin në shtëpi pasi ai “u regjistrua në video duke bërë vërejtje kërcënuese ndaj një individi të caktuar ndërsa ishte në shoqërinë e dikujt me precedentë penalë”.


Individi specifik i përmendur është reperi Offset dhe klipet kanë të bëjnë me një sërë mesazhesh që synonin reperin që u shfaqën në rrjetet sociale më 16 shtator.

75672765 12543731 image a 152 1695279445906

Në videon që u bë virale në mediat sociale, Petty dhe disa nga shoqëruesit e tij shihen jashtë një hoteli në New York dhe tashmë është fshirë nga llogaria e tij.

Ndërkohë, theksojmë që Petty - më parë kreu 11 vjet burg për përdhunimin e një vajze 16-vjeçare në 1995 dhe qëlloi për vdekje një burrë në 2002. /Telegrafi/

75672159 12543731  We gonna get you n The 45 year old Queens native s public threa a 163 1695279848018