LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshorti i ndjerë i la një miliardë dollarë, profesoresha amerikane i dhuron të gjitha për shkollimin falas të qindra nxënësve të kolegjit

Bashkëshorti i ndjerë i la një miliardë dollarë, profesoresha amerikane i dhuron të gjitha për shkollimin falas të qindra nxënësve të kolegjit

Ruth Gottesman, e veja e investitorit të Wall Street, David Gottesman, kishte trashëguar një pasuri të majme me instruksionin “bëjë çfarë mendon se është më së miri të bësh”.

Nxënësit aktual dhe ata që pritet të regjistrohen në shkollën e mjekësisë në New York, pritet të kenë studimet pa pagesë falë donacionit prej 1 miliardë dollarësh nga ana e Ruth Gottesman – dhurata më e madhe e llojit të vet në historinë e SHBA-së, transmeton Telegrafi.

Kush është donatori, çfarë do të thotë ky donacion dhe nga i mori ajo paratë? Dr Gottesman, 93-vjeçe, ish-profesoreshë e pediatrisë në kolegjin e mjekësisë Albert Einstein (AECOM),  kolegj ky që ka përfituar shumë nga donacioni i saj, shkruan Sky News.


Ajo iu bashkua këtij kolegji në vitin 1968 dhe studio ‘mangësitë’ e fëmijës, dhe krijoi programe të ndryshme gjatë dhënies së mësimit në këtë kolegj.

Ajo është aktualisht kryetare e Bordit të Administratorëve të Einstein dhe shërben edhe në bordin e Sistemit Shëndetësor Montefiore, spitali bashkëpunëtor i kolegjit.

Dr Gottesman ka diplomë master në edukimin zhvillimor, si dhe një doktoratë në njohjen njerëzore dhe të mësuarit në psikologjinë e edukimit nga Universiteti Columbia.

Ajo është e veja e investitorit të Wall Street, David “Sandy” Gottesman, i cili ndërroi jetë në vitin 2022 – 72 vite pasi dyshja u martuan.

Donacioni për kolegjin vjen nga pasuria që e trashëgoi nga bashkëshorti i ndjerë.

Gottesman i tha New York Times, se bashkëshorti i saj ia kishte lënë pasurinë me instruksionet “bëjë çfarë mendon se është më e mira”.

Ajo i tha gazetës amerikane se menjëherë e ka ditur se çfarë dëshiron të bëjë me paratë.

“Doja të financoja nxënësit në Einstein, me qëllim që të mos kenë nevojë të paguajnë për asgjë”, shtoi ajo.

Forbes e kishte vlerësuar Gottesmanin si njeriun që kishte pasuri neto prej 3 miliardë dollarësh para vdekjes së tij.

Ai ishte investitor i hershëm në konglomeratin e Warren Buffet dhe arriti të jetë anëtar bordi. Gjithashtu njihej si investues në Wall Street.

“I jam shumë falënderues bashkëshortit, Sandy që më la këtë fond dhe ndihem e bekuar që e kam rastin që paratë t’i japë për një kauzë kaq të mirë”, tha Gottesman. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror

Botë
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump

Amerika
Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Polonia miraton ligjin që ua mundëson autoriteteve përdorimin e armëve kundër emigrantëve në kufi me Bjellorusinë

Botë
Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Protestuesit në SHBA djegin flamujt amerikanë gjatë fjalimit të Netanyahut në Kongres, Trump kërkon dënime të ashpra për ata që e përdhosin flamurin

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

A është e përgatitur Evropa për një presidencë të dytë Trump?

Botë
Kalo në kategori