LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi i OJQ-ve dhe gazetarëve, i nevojshëm në Maqedoni që të ndikohet mbi procesin e vendimmarrjes

Bashkëpunimi i OJQ-ve dhe gazetarëve, i nevojshëm në Maqedoni që të ndikohet mbi procesin e vendimmarrjes

Në suaza të projektit “Media platformë për përfaqësim”, të implementuar nga Asociacioni civil MOST, sot ishte promovuar filmi i shkurtër dokumentar nga projektet dhe fushatat e suksesshme për përfaqësim të zbatuara nga 10 organizata lokale dhe gazetarë.

Në ngjarje ishte promovuar edhe doracak për përfaqësim në nivel lokal.


Konkluzioni nga të gjitha projektet dhe diskutimet e zbatuara, siç është theksuar nga MOST, ishte bashkëpunimi i organizatave civile dhe gazetarëve është i nevojshëm që të ndikohet mbi procesin e vendimmarrjeve. Vetëm përmes bashkëpunimit të vazhdueshëm të ndërsjellë mund të vihet deri në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve nga bashkësitë lokale.

Në suaza të projektit janë ndarë 10 grante të vogla për zbatimin e fushatave të përbashkëta për përfaqësim të organizatave civile dhe gazetarëve nga të gjitha rajonet planore. Mbështetja financiare kishte për qëllim që ta nxisë bashkëpunimin midis organizatave civile nga në anë dhe gazetarët/mediat nga ana tjetër, të cilat përmes partneriteteve të krijuara dhe bashkëpunimit duhej t’i sendërtojnë kapacitetet e veta dhe të kontribuojnë në zhvillimin e gazetarisë investiguese në Republikën e Maqedonisë

Organizatat kanë marrë mbështetje financiare të zbatojnë projekte në kohëzgjatje prej tre deri në gjashtë muaj në rajonet përkatëse, në tema lidhur me mjedisin e jetesës, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të drejtat e grupeve të ndjeshme sociale, pjesëmarrjen civile, por edhe në bujqësi.

Në trajnimet ishte promovuar edhe onlajn platforma e cila paraqet vegël për gazetarë dhe organizata civile të cilat punojnë në investigime të lidhura me korrupsionin dhje sundimin e të drejtës./TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori