LAJMI I FUNDIT:

Bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe sektorit privat, i domosdoshëm për zhvillim ekonomike

Bashkëpunimi në mes të institucioneve dhe sektorit privat, i domosdoshëm për zhvillim ekonomike

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), ka organizuar tryezën për diskutim me titull: “Reforma e Politikës Fiskale dhe ndikimi i saj në sektorin privat dhe zhvillimin ekonomik”. Në këtë takim është diskutuar rreth reformave të politikës fiskale dhe impakti i tyre në sektorin privat dhe veçanërisht Projektligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (TAK) si dhe Projektligji për Tatimin në të Ardhurat Personale (TAP).

Ndër të tjera gjatë këtij takimi u diskutuan edhe aspektet teknike të cilat kanë ndikim në sektorin bankar, sektorin e kompanive të sigurimit, tatimin mbi të drejtat pronësore, tatimin në dividendë, dhe shumë e shumë aspekte tjera të rëndësisë së veçantë.


Drejtori Ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropian (KIE), Shpend Balija tha se bashkëpunimi në mes të institucioneve vendore dhe sektorit privat është elementi kryesor i cili ndikon pozitivisht në zhvillimin e politikave të mirëfillta ekonomike.

“Jam i kënaqur që po e vazhdojmë dialogun dhe po e thellojmë bashkëpunimin tonë në shkëmbimin e ideve dhe praktikave më të mira me qëllim të eliminimit të barrierave afariste si dhe përafrimit të legjislacionit vendor me atë të Bashkimit Evropian duke japur kontributin maksimal në harmonizimin e legjislacionit si dhe eliminimin e mangësive legjislative të cilat kanë ekzistuar në të kaluarën”, është shprehur Balija.

Nahit Sharku nga ATK tha se një numër i madh çështjesh si Fondi rezervë,Shërbimet Financiare dhe Shpenzimet e ndodhura duhet të definohen në ligj.

Ai tha se Fondi Rezervë duhet të riformatohet në Rezerva Shtetërore. Gjithashtu Sharku theksoi nevojën për ti rishikuar ndëshkimet, pasi tanimë 90% e tatimpaguesve janë pagues vullnetarë.

Ramize Ramadani nga Banka Qendrore e Kosovës tha se sektori i sigurimeve në Kosovë përbën vetëm 3% të tregut të përgjithshëm. Ky sektor është ballafaquar me humbje dhe me tatime të mëdha. Shumica e familjeve në Kosovë nuk janë të siguruara, gjë që tregon se ka potencial të madh për zhvillim të këtij sektori në të ardhmen.

Në këtë takim u elaborua gjerësishtë mbi aspektet profesionale dhe teknike të cilat duhet të përfshihen në këto dy draft ligje. Pjesëmarrësit po ashtu bën thirrje që të ketë sa më tepër harmonizim ndërinstitucional në mënyrë që ligjet të janë të implementueshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori