Mbrëmjen e djeshme (e martë) në Big Brother VIP u krijua një debat i ashpër mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt.
Prezantuesja nga Shqipëria ishte pjesë e një emisioni të bërë nga vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donaldi, ndërsa i akuzoi se nuk kanë qenë korrektë dhe se nuk ka marrë asnjë para për punën e bërë.
Derisa vazhdoi një përballje mes dyshes së njohur, së fundmi kanë qenë bashkëpunëtorët ata që kanë treguar versionet e tyre me postime në InstaStory.

Një reagim lidhur me këtë e ka bërë regjisori i “Binjakët Shoë”, Kreshnik Saraçi, i cili theksoi se Shkira nuk ka qenë korrekte me oraret dhe kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit.
“Kam qenë regjisor i “Binjakët Shoë”. Për sa i përket debatit të mbrëmshëm midis Donaldit dhe Einxhel në Big Brother VIP, ndjej detyrimin të mbaj një qëndrim për të mirën e asaj që jo gjithë çfarë thuhet duhet përtypur. Einxhel nuk ka qenë korrekte me oraret. Kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit”, tha ai.
Një version të ngjarjes e ka treguar edhe Sara Gjordeni, vajza që bashkëpunoi me Romeon dhe Donaldin, pas Einxhel.
Ajo thotë se çdo fjalë e djeshme që u tha nga moderatorja ka qenë mashtrim, pasi nuk qëndron asgjë nga ato që ka shprehur.

“Unë si vajza që bashkëpunova me Donaldin dhe Romeon pas Einxhel, di të them që çdo fjalë e djeshme ka qenë super mashtrim. Donaldi, Romeo, madje edhe Mario dhe i ati i tyre ishin të gjithë në studio 3 deri në orën 4 përpara meje dhe Marjanës. Çunat shkruanin edhe pjesët tona dhe siguroheshin herë pas herë të mos ishim në siklet. Mario ishte aty i gatshëm për çdo gjë gjithashtu”, tha mes tjerash ajo.
Një version më ndryshe rreth kësaj ngjarje e ka dhënë një mike e Einxhel, që siç thotë ka qenë me të kur kishte ndodhur aksidenti.

“Personi me të cilin ti ke bërë aksident atë ditë kam qenë unë, isha duke të çuar me makinën time në xhirime. E njoh mirë historinë dhe e di që po tregon të vërtetën. Më kujtohet që u ndjeva në faj se mu duk sikur e gjitha ndodhi prej aksidentit që pësove me mua. Nuk është e nevojshme që ti t’i vërtetosh askujt asgjë, as për jetën tënde personale dhe as atë profesionale. Në atë lojë ke treguar vlera dhe forcë të madhe. Të duam në finale”, thuhet në postim. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
G Bani ndez shtëpinë e Big Brother VIP - sjell informacione nga jashtë

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA - do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Çun Lajçi i del në përkrahje Gjestit pas ngjarjes së djeshme: Djalosh i Dukagjinit, duro edhe pak se pranvera po vjen për ty

Egli reagon e nervozuar ndaj banorëve: Nuk kam kryer marrëdhënie me Gjestin, po dhe nëse kam bërë më lumtë
Historia tragjike e Loni Willison: Modelja që dikur ishte gruaja e një ylli të Hollywoodit dhe zbukuronte kopertinat e revistave, tani e pastrehë që mbledh kanaçe rrugëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?