Pas lirimit nga burgu i Hagës, ish-pjesëtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka pritur mysafirë të ndryshëm në odën e tij në Gllogjan.
Të shumtë janë ata që po shkojnë ta vizitojnë dhe t’i urojnë mirëseardhje Nasim Haradinajt. Bashkëluftëtarë të tij, urojnë që edhe ish-krerët e tjerë që ndodhën në Hagë të lirohen sa më parë.
Bashkëluftëtarët e Haradinajt janë shprehur të emocionuar e të gëzuar me ardhjen e tij.
Bashkëluftëtari i Haradinajt, Gëzim Avdimetaj rrëfen momentin emocionues gjatë takimit më të, ndërsa shton se ardhja e tij ishte befasi për të gjithë.
“E kemi prit shumë gëzueshëm sepse nuk e kemi prit se po vjen, sepse për këto tri vite janë munduar ta thyejnë, por nuk kanë mundur, sepse ky është i pathyeshëm… Është njëfarë befasie, por në këtë gëzimin e Nasimit na ra ‘bomba’ e Calit, sepse për neve ishte shumë prekëse që ai t’i vuajë 22 vjet, çdo gjë është, por vetëm drejtësi jo”, tha Avdimetaj.
I gëzuar me ardhjen e Haradinaj është shprehur edhe komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Xhabir Zharku.
“Ka qenë një gëzim shumë i madh pas gjithë të këqijave që kanë ndodhur gjatë viteve, të këqija dhe sfida të pamerituara, në veçanti në kohën kur Nasimi vuante dënimin kishim edhe humbjen e vëllait, bashkëluftëtarit tonë Agronit, ishte një dhimbje jashtëzakonisht e madhe. Sot veç gëzimit kishim edhe një pikëllim, pasi bashkëluftëtarit jonë Calit iu konfirmua një dënim i madh dhe i pamerituar. Por, natyrisht edhe ardhja e Nasimit dhe mos gjetja e vëllait tij gjallë, është një mërzi e llojit të vet, mirëpo duke parë se familja Haradinaj është mësuar të përballoj këso sfida, Nasimi na bënë edhe më të gjallë kur takohemi më të, në vend se ne t’i japim vullnet atij, ai na jep neve. Kështu, është një ditë e shënuar, një ditë e mirëpritur dhe i dëshirojmë mirëseardhje”, tha ai.
Haradinaj u lirua me kusht nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Në vendim thuhet se pasi është shqyrtuar tërësia e informacionit që është paraqitur, përfshirë raportin, është vendosur që për lirimin e Haradinajt në përputhje me rregullën 196 të Rregullores dhe nenin 11 të Udhëzuesit të Punës, për pjesën e mbetur të dënimit të shqiptuar nga Paneli i Gjykatës së Apelit, me zbatimin e disa kushteve.
Haradinaj është zotuar se “nuk do të përfshihej në veprime të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe se do t’i përmbushë të gjithë kushtet e përcaktuara për lirimin e tij”. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Policia shkatërron edhe një laborator tjetër të drogës në Leposaviq
Anëtarësimi në KiE është me “qejf”, thotë Ymeri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?