LAJMI I FUNDIT:

Bashkë me iPhone 12 Pro Max dhe iPhone 12 Pro Mini vjen edhe iOS 14.2 beta 4?

Bashkë me iPhone 12 Pro Max dhe iPhone 12 Pro Mini vjen edhe iOS 14.2 beta 4?

Dje Apple lëshoi iOS 14.2 beta 4 për iPhone dhe iPadOS 14.2 beta 4 për iPad, versionin për zhvilluesit.

Përditësimi i ri i softuerit të Apple sjell një mori veçorish të reja në iPhone dhe iPad dhe tani mund të zbulojmë se çfarë ka të re në beta-n e re përmes një videoje të publikuar nga Zollotech.

Në versionin e ri të beta për iPhone vijnë shumë wallpapers të ri, bashkë me një grup të ikonave dhe emoji’ve dhe disa tipare të reja për qendrën e kontrollit në Music.

Apple kohët e fundit lëshoi iOS 14.1 përpara lansimit të telefonave të rinj, modeleve të iPhone 12, kështu që do të duhet të presim pak më shumë që iOS 14.2 të arrijë tek përdoruesit, ndërsa pritjet janë që softueri mund të dalë në treg muajin tjetër.

iPhone 12 Pro Max dhe iPhone 12 Pro Mini do të lansohen muajin e ardhshëm, kështu që Apple mund të vendosë të lëshojë iOS 14.2 kur të lëshohen këto pajisje të reja, të prezantuara nga Apple më herët gjatë këtij muaji.