LAJMI I FUNDIT:

Bashkatdhetarëve që kanë paguar primën e policës së sigurimit kur kanë hyrë në Kosovë, do t’iu kthehen paratë

Bashkatdhetarëve që kanë paguar primën e policës së sigurimit kur kanë hyrë në Kosovë, do t’iu kthehen paratë
Foto: Ilustrim

Byroja Kosovare e Sigurimit, përmes një njoftimi ka bërë një sqarim për bashkëatdhetarët që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, në lidhje me primin e sigurimit kufitar, për të cilin Qeveria u zotua se do ta mbulojë koston e policave të lëshuara deri në fund të këtij viti.

Tutje ky institucion sqaron se të gjithë qytetarët që kanë paguar primin e sigurimit për polica, mund të shkojnë në zyrën qëndrore të Byrosë, për kthim të mjeteve financiare.


Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Sot përmes mediave jemi informuar se gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës, disa nga ju keni paguar primin e sigurimit kufitar për të cilin, përmes Marrëveshjes së Bashkëpunimit të datës 30.07.2020 Qeveria e Republikës së Kosovës është zotuar se do të mbuloj koston e këtyre policave të lëshuara deri me datë 31.12.2020.

Për shkak të kohës së shkurtë që kemi pasur në dispozicion për përshtatjet teknike dhe adaptimit të zbatimit të kësaj Marrëveshje, problemet teknike si kjo janë shfaqur vetëm tani dhe kjo veçse është trajtuar dhe rregulluar..

Të gjithë qytetarët që kanë paguar primin e sigurimit për policat e sigurimit të lëshuara sipas Marreveshjes së Bashkëpunimit të datës 30.07.2020, mund të vijnë në zyrën qendrore të Byrose Kosovare të Sigurimit për kthimin e primit të paguar. /Telegrafi/

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Sot përmes mediave jemi informuar se gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës,…

Posted by Byroja Kosovare e Sigurimit – Kosovo Insurance Bureau on Sunday, December 20, 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori