LAJMI I FUNDIT:

Bartin kalori ‘të fshehura’ – shprehitë e vogla që ju pengojnë të humbni peshë

Bartin kalori ‘të fshehura’ – shprehitë e vogla që ju pengojnë të humbni peshë
(Foto: Pexels)

Aktiviteti fizik dhe një dietë më e shëndetshme ndonjëherë nuk mjaftojnë për të humbur peshë. Domethënë, kur nuk shihni ndonjë ndryshim te vetja për një kohë, është koha t’i ndryshoni shprehitë e vogla që ju pengojnë në këtë proces.

Këto zakone të vogla lidhen me dietën e përditshme, për shkak të të cilës ndonjëherë nuk jemi as të vetëdijshëm se po konsumojmë më shumë kalori ose disa përbërës jo të shëndetshëm. Nutricionistët sugjerojnë ta reduktoni ose ta zëvendësoni dietën tuaj për të arritur rezultate më të mira.


Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori
Lexo po ashtu Lista me ushtrimet që djegin më së shumti kalori

Çaj ose kafe me sheqer

Sheqeri që peshon rreth pesë gram shton deri në 20 kalori. Në të njëjtën kohë, një kub ose lugë çaji sheqer është një e gjashta e marrjes së rekomanduar ditore të sheqerit. Ndoshta 20 kalori nuk duken shumë, por nëse jeni duke shtuar dy kube sheqeri ose duke pirë kafe dhe çaj disa herë në ditë, kjo mund të jetë një nga arsyet pse nuk po humbni peshë.

Lëngje të shtrydhura

Lëngjet nga shtrydhja e frutave mund të kenë disa përparësi, por nuk duhet të konsumoni më shumë se 150 mililitra në ditë, sepse ato kanë mesatarisht rreth 70 kalori.

Salcat e sallatave

Salcat mund të jenë veçanërisht të larta në kalori, kripë, sheqer dhe yndyra të ngopura. Kur dëshironi të humbni peshë, zgjidhni një kombinim të lëngut të limonit dhe uthullës me shtimin e erëzave të thata.

Mënyrat për të djegur kalori derisa jeni duke fjetur
Lexo po ashtu Mënyrat për të djegur kalori derisa jeni duke fjetur

Erëza për mish të pjekur në skarë

Vetëm një porcion majonezë mund të përmbajë rreth 100 kalori dhe një porcion me ‘ketchup’ dhe salcën popullore të skarës përmban rreth 20 kalori. Prandaj, kushtojini vëmendje sa porcione salcë përdorni gjatë një vakti.

Qumështi i bimëve

Qumështi me bazë bimore është bërë gjithnjë e më i popullarizuar si një shtesë për kafe të ndryshme. Megjithatë, edhe pse janë të shëndetshëm, qumështi me bazë bimore përmban shumë më tepër kalori. Kështu, për shembull, qumështi i tërshërës mund të përmbajë rreth 50 kalori për 100 mililitra.

Kombinimi i pijeve alkoolike dhe joalkoolike

Pijet alkoolike dhe joalkoolike (si shurupet apo lëngjet e gazuara) kanë një vlerë të lartë kalorike. Prandaj, kombinimi i këtyre pijeve shumë lehtë çon në shtimin në peshë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Nëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla

Këshilla Lifestyle
Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu

Tetë dobësitë më të mëdha të shenjës së Demit, sipas një astrologu

Astrologji
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Vila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë bashkëkohore

Vila njëkatëshe: Plani i hollësishëm i shtëpisë e cila frymon elegancë dhe arkitekturë bashkëkohore

Dizajn dhe Arkitekturë
Kalo në kategori