Djali i Donald dhe Melania Trump, Barron Trump, ndezi thashetheme për një lidhje pasi Page Six raportoi se ai kishte shijuar një darkë romantike në Trump Tower.

Burimi pohon se i gjithë kati i ndërtesës ishte i mbyllur vetëm për ta, kryesisht për arsye sigurie, i tha burimi medias së lartpërmendur.


Gazeta New York Post raportoi së fundmi se Barron jeton në Shtëpinë e Bardhë ndërsa studion në Universitetin e New Yorkut në Washington.

Foto: ABC

Kolegët e tij thanë se Barron shkaktoi një tërbim në kampusin kryesor në Greenwich Village vitin e kaluar si student i vitit të parë.

"Ai është i gjatë dhe i çuditshëm, por ai ishte padyshim i duhuri. Shumë vajza e ndiqnin", pohojnë ato.

Foto: Getty Images

Në prill të këtij viti, u raportua se Barron nuk mund t’ua jepte numrin e telefonit miqve të kolegjit nga frika se mos bëhej publik.

Në vend të kësaj, ai u kërkoi atyre të korrespondonin nëpërmjet ‘Discord’ dhe tani ata janë në kontakt nëpërmjet konsolës së lojërave Xbox.

Foto: Getty Images

"Nëse ai do t'ua jepte numrin e tij, ata do ta kalonin dhe pastaj një milion njerëz do ta telefononin pa pushim. Ai do të duhej të ndryshonte vazhdimisht numrin e tij dhe kjo do të shndërrohej në kaos", tha burimi më parë. /Telegrafi/