LAJMI I FUNDIT:

Barrikadimi i veriut pretekst i Serbisë për të përfituar më shumë nga dialogu, thonë analistët

Barrikadimi i veriut pretekst i Serbisë për të përfituar më shumë nga dialogu, thonë analistët

Tensionimi i situatës dhe barrikadimi i veriut të Kosovës është pretekst që Serbia po e përdor për të përfituar më shumë nga dialogu në Bruksel, vlerësojnë njohësit e rrethanave politike në vend.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, në një prononcim për Telegrafin tha se marrë parasysh edhe të kaluarën, Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiq, para se të hyjnë në një raund të ri të dialogut çdo herë ka krijuar tensione në veri në mënyrë që pastaj t’i përdorin ato si lloj kompromisi në marrëveshje në Bruksel.


“Pra, mendoj se krejt ato që po ndodhin në veri kanë të bëjnë me marrëveshjen finale, por jo me shtyrjen e afatit për arritjen e asaj marrëveshje sepse tashmë është kuptuar që edhe BE-ja edhe SHBA-ja nuk janë të interesuara për zvarritjen e procesit të dialogut”.

“Por, më tepër ka të bëjë me atë që Serbia dëshiron të paraqitet në dialog si palë e cila e qetëson situatën në veri që pastaj të nxjerr diçka më tepër në marrëveshje”, deklaroi Demhasaj.

Ai theksoi se tashmë kanë humbur arsyet për të pasur situatë të tensionuar në veri, pasi vendimi për targat edhe zgjedhjet janë shtyrë. Ndaj, sipas tij, arsyeja e vetme është dialogu dhe marrëveshja.

Demhasaj tutje kritikoi institucionet e Kosovës për keqmenaxhim të situatës në pjesën veriore të vendit.

“Mendoj se nuk ka menaxhim të situatës në veri nga ana e institucioneve të Kosovës sepse nuk është dashur të lejohej barrikadimi i veriut. Por, në mungesë të shtetit në atë pjesë, veriu po barrikadohet. Por, prapë se prapë mendoj se Policia mirë është munduar ta ruaj qetësinë dhe nuk ka ndërhyrë në vende ku ka pasur potencial për përshkallëzim të situatës sepse kjo do t’i konvenonte vetëm Serbisë”.

Ai shpjegoi se si është dashur të veprojë ekzekutivi për të shmangur situatat e tilla.

“Mendoj se atëherë kur është kërkuar që të shtyhet vendimi për targat, është dashur të merret vendimi nga Qeveria që të mos lejohet që të gjithë serbët të largohen nga institucionet. Dhe e dyta, në momentin kur është kërkuar shtyrja e zgjedhjeve pasi nga partnerët ndërkombëtarët është vlerësuar se nuk ka kushte për mbajtjen e tyre, është dashur që vendimi të merret menjëherë në mënyrë që të mos u jepet pretekst serbëve atje që ta bllokojnë veriun”.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”

Ndërsa, profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, tha se me barrikadimin e veriut Serbia dëshiron t’i arrijë dy qëllime.

E para sipas tij, është që ta shmangë dialogun sa më gjatë që është e mundur dhe e dyta të mos ketë presion nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’i vendosur sanksione Rusisë.

“Është shumë evidente që presioni i Bashkimit Evropian dhe sidomos Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë bërë që Serbia ta kuptojë se në një afat të shkurtër siç është përmendur marsi apo fillimi i pranverës së vitit të ardhshëm, duhet të ketë një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës”, u shpreh Arifi.

“Pikërisht këtu qëndron gjithë problemi sepse Serbia për këto dy qëllime ka krijuar kaosin në veri pra në fillim bojkotimin e institucioneve, largimin e listës serbe nga institucionet dhe mandej me barrikadat. Pra, dëshiron të krijojë kaos në veri në mënyrë që e gjithë bashkësia ndërkombëtare të merret me menaxhimin e krizën aktuale dhe jo përmbajtjen e dialogut”.

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi

Ndryshe, qëkur institucionet e Kosovës nisën përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat në veri, atje u krijuan tensione nga serbët lokalë, të cilët sulmuan Policinë e Kosovës dhe zyrat e KQZ-së.

Shok-bomba e madje edhe sulme me armë kanë përcjellë këto ditë veriun. Një polic është plagosur si pasojë e të shtënave në Zveçan.

Një ish-polic serb i Kosovës është arrestuar për këto sulme. Serbët lokalë në shenjë proteste kanë bllokuar rrugët në drejtim të pikave kufitare Jarinë e Bërnjak, që janë mbyllur përkohësisht.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania kanë reaguar pas bllokimit të rrugëve duke kërkuar nga Serbia t’i heqë barrikadat.

Ndërkaq, Serbia ka kërcënuar me kthim të ushtrisë në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori