Nëse kohët e fundit keni vënë re shtim në peshë, “fajtori” mund të jenë disa nga medikamentet që mund të merrni
“Të gjitha medikamentet kanë efekte anësore të ndryshme, duke përfshirë disa që mund të çojnë në shtim në peshë”, thotë Shail Gandhi, nënkryetare e farmacisë në SingleCare.
Ajo beson se është gjithmonë e rëndësishme të flisni me mjekun ose farmacistin tuaj për një ilaç të ri dhe efektet anësore të tij, në mënyrë që të kuptoni se si mund të ndikojë potencialisht te ju.
Nëse mjeku juaj ju ka përshkruar një ilaç, mos e ndaloni marrjen e tij vetë. Por gjithmonë mund të flisni me mjekun tuaj për atë që ju shqetëson, duke përfshirë efektet anësore.
“Nëse keni një gjendje mjekësore që mund ta bëjë shtimin në peshë të dëmshme për shëndetin tuaj, bisedoni me mjekun tuaj për të parë nëse ka mundësi të tjera në dispozicion”, këshillon Gandhi.
Beta-bllokuesit
Beta-bllokuesit më së shpeshti u përshkruhen njerëzve që kanë presion të lartë të gjakut dhe probleme me zemrën, por edhe për trajtimin e migrenës, ankthit dhe glaukomës.
Njerëzit që marrin beta-bllokues mund të shtojnë nga dy deri në tre kilogramë, sipas klinikës Mayo.
Ata shtojnë se nëse jeni duke marrë beta-bllokues për problemet e zemrës dhe shtoni më shumë peshë, kjo mund të jetë një shenjë e mbajtjes së lëngjeve dhe duhet patjetër të kontaktoni mjekun tuaj.
“Mjeku juaj mund t’ju ndihmojë të përcaktoni nëse shtimi në peshë është për shkak të grumbullimit të lëngjeve që mund të ndodhë në arrest kardiak,” shkruajnë ekspertët.
Insulina
Njerëzit me diabet marrin insulinë çdo ditë dhe kjo mund ta kthejë sheqerin në yndyrë më lehtë nëse hani shumë me ëmbëlsirat.
Pasi që marrja e ilaçeve në këtë rast nuk është fakultative, sigurohuni që të kufizoni ushqimet dhe pijet me sheqer nëse nuk dëshironi të shtoni peshë.
Kortikosteroidet
Kortikosteroidet janë barna që ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe mund të shkaktojnë shtim në peshë, sepse gjatë marrjes së tyre, një person ka një oreks të shtuar dhe mund të ndodhë mbajtje e lëngjeve.
Sa më e lartë të jetë doza e steroideve dhe sa më gjatë të merret, aq më shumë ka gjasa që një person të fitojë peshë. Nëse i merrni për disa ditë ose disa javë, zakonisht nuk ka efekte anësore të rëndësishme.
Lajmi i mirë është se pesha zakonisht bie midis gjashtë muajve dhe një viti pas ndërprerjes së mjekimit.
Ilaçet kundër konvulsioneve
Njerëzit me epilepsi ose kushte të ngjashme mund të kenë një oreks të shtuar nëse marrin ilaçe të tilla si gabapentin, pregabalin dhe vigabatrin.
Nëse pacienti merr një nga këto barna, ai mund të vërejë se po shton peshë. Nëse pacienti nuk i përgjigjet medikamentit, ai duhet të flasë me mjekun e tij për kalimin në barna të epilepsisë që shoqërohen me humbje peshe ose janë neutrale ndaj peshës.
Antipsikotikët
Antipsikotikët zakonisht përdoren për trajtimin e skizofrenisë dhe çrregullimit bipolar dhe një nga efektet anësore që mund të kenë është shtimi në peshë, shkruan Best life.
Olanzapina është një nga antipsikotikët që mund të shkaktojë shtim në peshë, dhe lurasidoni dhe ziprasidoni janë ndër ato që mendohet se kanë më pak gjasa të shkaktojnë shtim në peshë. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'