LAJMI I FUNDIT:

Bardhi: 73 persona sot kanë marr dozën e dytë të vaksinave antiCOVID-19

Bardhi: 73 persona sot kanë marr dozën e dytë të vaksinave antiCOVID-19

Mbi 71 mijë vaksina të dozës së parë dhe të dytë janë dhënë në nivel vendi kundër virusit COVID-19.

Kështu tha menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë, Niman Bardhi.


Sipas tij, vetëm sot janë ofruar mbi 1 mijë e 700 vaksina antiCOVID-19.

“Sot kemi filluar më vaksinim të gjithë qytetarëve që tashmë e kanë marrë dorëz e parë dhe aktualisht janë duke marrë dozën e dytë. Kemi filluar me profesionistë shëndetësor dhe qytetarë ku aktualisht kemi mbi 370 të vaksinuar, me dozë të parë 309 përderisa kemi rreth 73 persona që janë me dozën e dytë. Nëse flasim në nivel vendi për dozë të parë dhe të dytë aktualisht kemi 71 mijë e 400 vaksina të dhëna ndërsa vetëm për ditën e sodit janë ofruar mbi 1 700 vaksina. Salla është e organizuar jo veç për dy kategoritë e dozave, por edhe të vaksinimit në masë”, ka thënë Bardhi. /Telegrafi/