Trofeu i ekipit më të mirë të Evropës do të kthehet aty ku e ka vendin, në Kataluni pas një fitore fanstastike prej 3-1 në Wembley. Telegrafi në analizën e radhës kujton momentet më të mira të finales, duke mos harruar përshkrimin e një skuadre që ka thyer teoritë e relativitetit në futboll.
Sir Alex Ferguson na premtoi një finale të dekadës përderisa Manchester Unitedi i tij po përgatitej për finalen e Ligës së Kampionëve. Në ora 22:00 të shtunën, ishte e qartë që ai kishte të drejtë. Unitedi i tij shfaqi shpirt të mjaftueshëm për t’u larguar nga fusha krenarë. Kështu ishte dhe shkëlqimi i kundërshtarëve, që më shpesh se sa është pritur janë shfaqur Zot të një teatri futbollistik nën regji dhe aktrim nga gjigantët spanjollë. Ishte paraqitja e Barcelonës ajo që e bëri finalen atë që ishte. Ata e bënë këtë sfidë një klasike të vërtetë…përsëri!
Ishte shembull unik, në sensin e të bukurës, i një stili të Barcëlonës. Pasimet, posedimi i topit, gjenialiteti – ne e kemi ditur këtë dhe e kemi parë çdoku. Por, ta shfaqësh këtë në një finale ndaj një skuadre të drejtuar nga një prej trajnerëve më të mirë në Evropë, për të dytën herë brenda tri viteve, është diçka që do të mbetet po ashtu gjatë në kujtesën tonë.
Ata ia dolën nën një presion të lartë, duke qëndruar stoikë në fushë. Ju mund të thoni se edhe në të kaluarën, edhe në muajt e fundit, ndaj Real Madridit – ata kanë luajtur futbollin më të mirë, por rrethanta ishin tjerat. Statistikat e Barcelonës në tokën angleze ishin të përziera dhe me peshën e rëndë mbi supe të një favoriti dhe me Carles Puyolin në pankinë, gjithçka ka mundur të ndodhë. Nëntëdhjetë minuta më vonë, me Unitedin që u la duke u habitur për atë që ndodhi, ishte e qartë që ajo që u transferua në mendjet tona ishte vërtet një gjë e veçantë.
Por, ç’është më e keqja ishte se humbëm kohën kot. Është shumë e thjeshtë që stili i lojës së Barcelonës është bërë aq i rregullt, është bërë aq i ‘tyre’, sa që nuk ka nevojë për t’u njoftuar më shumë me të, apo për ta përshkruar më shumë atë.
Në këtë sens, dashamirët e futbollit anëembanë botës janë në delir. Faqet e para të gazetave, lëvdatat e portaleve të ndryshme, e bëjnë Barcelonën të ndihet viktimë e suksesit të vet. Kthehuni një hap prapa kontekstit, dhe thjeshtë shikojeni ndeshjen, rastësisht shohim bukurinë duke vërshuar prapa.
Barcelona përjetoi 10 minuta hapëse shumë të vështira. Ata e kanë parë topin shumë më pak se sa do të kishin pasur dëshirë. Kishte indikacione se Fergie do të luante tradicionalisht me topa të gjatë në zonë, ndaj një dyshe në qendër të mbrojtjes jo dhe aq stabile dhe me një Pedro tejet të luhatshëm në sulm.
United duhet të kishte ëndërruar në këto faza të hershme të këtij takimi, por kur goditja e atij Pedro të luhatshëm kaloi vijën fatale, ishte e qartë që ndeshja u ndez. Mesfusha, e paketuar siç ishte, ka mundur ta neutralizojë rrezikun, por ideja për ta mbajtur Barcelonën larg golit për 90 minuta ishte thjeshtë e pamundur. Ji-Sung Park ishte në gjah të suksesshëm pjesën e parë, por lëvizshmëria katastrofale e Michael Carrick bëri që Lionel Messi pa ndonjë problem ta shtronte autoritetin prej jashtëtokësori në fushë.
Dhe, natyrisht, ishte cilësia individuale e Barcelonës ajo që bëri diferencën. Pasimi i Xavit ishte tipik Xavi-esk, finalizimi i Pedros ishte fenomenal dhe rastësisht United, kampioni anglez, një prej formacioneve më të mira në futboll, kishte shumë punë para vetes, me Barcelonën që nuk po bënte asgjë tjetër pos një ecje të lirë nëpër Wembley.
Goli i barazimit, ku ekzistoi pozicioni jashtë loje për Ryan Giggs, shfaqi talentin e Wayne Rooneyt, por edhe tifozi më i flaktë i United e ka ditur se kjo nuk do zgjaste shumë. Impotenca tipike e një Lionel Messi lindi fryte me golin e dytë të Barcelonës – goditja e tij nuk ishte më hyjnorja, por vrapimi para ishte sigurisht i jashtëzakonshëm, dhe fakti që ai zgjodhi për të goditur në vend se të futet me top në rrjetë, tregoi se ky ekip nuk është alergjik në lojën nga distanca.
Goli i David Villas ishte preciz në formë dhe strukturë, goditje e një sulmuesi që jo radhë herë u përmend si më i miri i globit. Dhe për më shumë, Manchester United nuk mundi të bëjë asgjë për këtë. Sepse kur Barcelona funksionon si ekip, mban topin dhe kur ata mbajnë topin, ua japin lojtarëve të talentuar, dhe kur këta lojtarë të talentuar kanë topin, është vetëm çështje kohe kur kundërshtari bëhet për spital psikiatrik.
Për Pep Guardiolën çdo fjalë në këto momente është e tepërt. Kudo që është duke qëndruar e ardhmja e tij, qoftë tani, qoftë vitin e ardhshëm, apo edhe më vonë, nuk ka kurrfarë dyshimi që Guardiola tani do të përmendet në të njëjtën frymë sikurse Cruyff dhe të tjerët si holandezi. Kushdo që arrin të sigurojë shërbimet e Pep pas Barcelonës, mund të garantohet që është duke punësuar një trajner të klasit botëror.
Është vërtet aq e thjeshtë. Stili i Barcelonës është kombinimi i përkryer i lojës kolektive dhe asaj individuale. Kur operon në kapacitetin e plotë, thjesht nuk ka asgjë që mund t’i bëni. Çdo kualifikim tutje ndaj Barcës është lëkundës, çdo fitore e përkohshme, sepse ajo është e gatshme të rikthehet fuqishëm. Është në të mirën tonë që ajo është aq e bukur, sepse derisa të mos dalë dikush për ta thyer këtë ekip, ne do të shohim atë duke qëndruar lart në piedestal. Dhe për këtë duhet të falënderojmë të gjithë që e bënë të mundur atë, sepse Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe është një prej ekipeve më të mira që është parë ndonjëherë në futboll. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEksperti zbulon shortin 'e mundshëm' të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve dhe tifozët janë të shokuar nga disa përballje
Jude Bellingham thuhet se u tregoi të gjithëve dallimin mes Barcelonës dhe Real Madridit
Marrëveshje shkëmbimi mes Real Madridit dhe Chelseat për Enzo Fernandez - asnjë shumë shtesë
Katër largime nga Milani: Rossonerët po shpëtojnë nga dështakët
Pep Guardiola shikon në Serie A për tri përforcimet e radhës te Man City
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar