LAJMI I FUNDIT:

Barcelona po akuzohet për ryshfet, Guardiola flet për këtë temë dhe zbulon se si i fitonin ndeshjet sa ishte trajneri i tyre

Barcelona po akuzohet për ryshfet, Guardiola flet për këtë temë dhe zbulon se si i fitonin ndeshjet sa ishte trajneri i tyre

Barcelona është duke kaluar nëpër një periudhë shumë të vështirë, ndoshta më e vështira në historinë e klubit.

Sikur mos të mjaftonte kriza e madhe financiare, katalunasit tani janë duke u akuzuar për ryshfet ndaj gjyqtarëve.

E për këtë temë është pyetur edhe ish-trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola aktualisht i pari i shtabit teknik të Manchester Cityt.


Pep ka thënë se është i bindur se nuk ka asgjë, pasi në atë kohë fituan shkaku se ishin shumë të fortë.

Barcelona ​​akuzohet për ryshfet nga gjyqtari i 'çështjes Negreira'
Lexo po ashtu Barcelona ​​akuzohet për ryshfet nga gjyqtari i 'çështjes Negreira'

“Prisni dhe shikoni…lëreni drejtësinë, procesin të ecë. Deri më tani ajo që kam dëgjuar…nuk kam parë apo lexuar, sepse nuk jam i tillë, por nuk e pashë Barcelonën me të vërtetë duke paguar një gjyqtar për të fituar” tha Pep Guardiola.

“Unë nuk e pashë këtë, nuk e lexova. Prandaj dua të pres para se të kem një mendim sepse Barcelona do të mbrojë atë që duhet të bëjë, dhe ne do të shohim”, vazhdoi tutje Pep Guardiola.

Barcelona njofton fitime mbi 300 milionë euro për sezonin 2022/2023
Lexo po ashtu Barcelona njofton fitime mbi 300 milionë euro për sezonin 2022/2023

Tutje Pep tha se ata fituan shumë ndeshje për faktin se ishin më të mirë se kundërshtarët dhe jo nga ndihma e gjyqtarëve.

“Ajo që jam shumë i sigurt është se kur Barcelona fitoi, ishte sepse ata ishin më të mirë se kundërshtarët. Për këtë jam shumë i bindur tani”.

“Në kohën tonë, ne fituam sepse ishim shumë më të mirë se rivalët tanë dhe kur ata nuk ishin, ata nuk fituan, ata humbën. Por drejtësia do të vendosë se çfarë ndodhi në të vërtetë”, ka deklaruar Pep Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror me të cilët do dëshironte që Barcelona t'i trasnferonte

La Liga
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League

"Remuntada" apo pasqyrë e ndeshjes së parë? Haaland në bankinë, Reali me një ndryshim - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori