Barcelona identifikon lojtarin të cilin duan ta transferojnë për krahun e djathtë të mbrojtjes

Barcelona tashmë po punon në planet e tyre të transferimeve për të përmirësuar skuadrën gjatë afatit kalimtar veror.
Blaugranasit janë tërësisht të fokusuar tek sezoni aktual me ekipin e Hansi Flick që po lufton në të tria frontet – La Liga, Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve.
Sidoqoftë, në prapaskena, drejtori sportiv Deco po synon të hartojë një listë objektivash pasi të përfundojë bisedën me trajnerin Flick.
Pavarësisht konsistencës së Jules Kounde si mbrojtës i djathtë, klubi po synon të sjellë një lojtar të specializuar në atë pozitë për ta ndihmuar francezin.
Kounde me shumë gjasë do të mbetet zgjedhja e parë në atë pozicion për Flick edhe sezonin e ardhshëm, me ish-mbrojtësin e Sevillas që është fare pranë rinovimit.
Barcelona po planifikon për të gjitha mundësitë, duke përfshirë edhe opsionin e kthimit të Koundes si mbrojtës qendre, ose edhe ndryshimin e sistemit taktik të lojës.
Eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, ka dhuruar një përditësim të ri sa i përket situatës ku po pretendohet se Barcelona ka filluar bisedimet me disa kandidatë potencialë për krahun e djathtë.
Emri që po kryeson listën e klubit duket se është ylli i Rayo Vallecanos, Andrei Ratiu, pas një sezoni të fortë në Vallecas.
Rayo Vallecano e di tashmë se klubet e mëdha janë vënë pas lojtarit të tyre, por për largimin e tij do të kërkojnë një shumë të konsiderueshme parash.
Raportimet e fundit bëjnë me dije se Barcelona do të duhet të paguajë të paktën 25 milionë euro për transferimin e reprezentuesit rumun./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kthesë tronditëse në hetimin e vdekjes së Maradonës: Truproja arrestohet pas zbulimit të mesazheve

Emi Martinez poshtëroi Brazilin me gjestin e tij, edhe Scaloni i tha të ndalonte

"Jam krenar që jam trajner i Barcelonës", Hansi Flick godet Real Madridin kur flet për orarin e ngjeshur

Kupa e Botës për Klube – fitimet marramendëse për çdo fitore, barazim, kalimin e secilës fazë dhe fitimi i trofeut

Raphinha kërcënoi se do të shtypnin Argjentinën – pas ndeshjes rivalët e vunë në siklet të madh dhe ai donte të ‘luftonte’

Interi vështron situatën e yllit të Man Utd

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Vdes njëri nga të plagosurit nga gjuajtja me armë në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Gjesti shpërthen në kujtime të hidhura: Kam pirë substanca narkotike në moshën 12-vjeçare

“Pazar i madh”, Canaj: Abdixhiku po kërkon postin e kryeministrit dhe tetë ministri

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Çfarë do të thotë për Evropën, armëpushimi në Ukrainë?