LAJMI I FUNDIT:

Barcelona fut në listën e dëshirave për afatin e verës top yllin e Bayernit

Barcelona fut në listën e dëshirave për afatin e verës top yllin e Bayernit

Barcelona me shumë mundësi do të futet në ‘gjueti’ për blerje të reja këtë verë, dhe me shumë mundësi ata do të synojnë lojtar që janë pa kontrata, ose marrëveshje huazimi, njësoj siç kanë bërë me Joao Felix dhe Joao Cancelo.

Blaugranasit u përforcuan me një kosto tejet të ulët, dhe këtë po shpresojnë ta bëjnë përsëri, teksa blerja e një sulmuesi të majtë po shihet si një ndër prioritet kryesore të klubit këtë verë.

Sipas një raportimi nga mediumi katalanas SPORT, top ylli i Bayern Munichut, Bryan Zaragoza është në listën e dëshirave të drejtorit sportiv Deco.


22-vjeçari u transferua në Gjermani gjatë afatit kalimtar veror nga Granada për 17 milionë euro, por është lënë jashtë ekipit në disa raste nga trajneri Thomas Tuchel, sipas të cilit kjo është bërë pasi lojtari po ka vështirësi të adaptohet.

Që kur u transferua tek Bayerni, Zaragoza ka luajtur vetëm 35 minuta në nëntë ndeshje sa ka qenë i gatshëm, dhe Deco mendon se ai mund të sigurojë një marrëveshje huazimi për të në verë.

Zaragoza kishte qenë në radarin e Barcelonës edhe gjatë kohës sa luante në Spanjë, mirëpo situata financiare ua kishte pamundësuar blaugranasve që të shtyjnë përpara transferimin e tij.

Përveç sulmit, një tjetër pozitë ku Barcelona do të synojë të përforcohet është edhe ajo e mesfushorit defanziv, pasi me gjasë Oriol Romeu do të largohet pas përfundimit të sezonit aktual./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Guardiola i dëshpëruar pas humbjes nga Real Madridi: Është qesharake, nuk mund ta përballoj situatën

Liga e Kampionëve
Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Vinicius Jr jep një përgjigje brilante për talljet e tifozëve të Man Cityt për Topin e Artë

Liga e Kampionëve
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Haaland kalon Shevchenkon dhe Ibrahimovicin në renditjen e golashënuesve n​ë Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

Sensacioni i Real Madridit i akuzuar për pornografi me të mitur, përballet me pesë vjet burg

La Liga
Kalo në kategori