Edhe pse dështuan ta transferonin në verë, hija e Neymarit është ende në zhveshtoren e Barcelonës.

Në këtë verë u zhvillua një debat i ashpër nëse sulmuesi brazilian do të rikthehej në Camp Nou, mirëpo Paris Saint-Germian kërkonte së paku tre lojtarë dhe 100 milionë euro.


Lojtari 27-vjeçar e dëshironte rikthimin te Blaugranasit, derisa këta të fundit po punonin që t’i ofronin skuadrës franceze dy lojtarë dhe 100  milionë euro.

neymar psg nice 1 88fe94 1@1x

Ivan Rakitic dhe Ousmane Dembele thuhej se ishin në pakon e Barcelonës për të kaluar te PSG-ja në mënyrë që ta rikthenin Neymarit.

Por, sulmuesi francez kishte mbështetjen e bashkëlojtarëve në skuadër, derisa Lionel Messi e dëshironte largimin e tij.

Mesfushori kroat po ashtu ishte i acaruar me mënyrën se si tentonin ta largonin, duke u bërë bashkë me Dembelen dhe se dhoma e zhveshtores ishte afër të ndahej në dy kampe.

Kampi i Messit dhe Suarezit, me atë të Dembelesdhe Rakiticit, ishin afër që t’i japin fund suksesit të Barcelonës ende pa filluar sezoni. /Telegrafi/

telegrafi sport app