LAJMI I FUNDIT:

Barcelona e ka një plan B nëse dështon rikthimi i Neymar, por edhe për të duhet shpenzuar mbi 100 milionë

Barcelona e ka një plan B nëse dështon rikthimi i Neymar, por edhe për të duhet shpenzuar mbi 100 milionë

Barcelona po kërkon me çdo kusht rikthimin e sulmuesit brazilian Neymar në Camp Nou.

Por gjiganti katalunas po has në vështirësi për ta bërë një gjë të tillë, pasi marrëveshja me Parisin nuk është afër.

Kampioni në fuqi i Francës po kërkon 150 milionë euro për ta lënë të lirë të largohet Neymar, para që Barcelona nuk i ka për t’i paguar.


Katalunasit po synojnë të përfshijë lojtarë në marrëveshje në mënyrë që të paguajnë më pak për brazilianin.

Por në rast se dështon rikthimi i Neymarit, atëherë Barcelona ka një plan B për një tjetër transferim madhështor në verë.

Jadon Sanchon është alternativa e Barcelonës në rast se nuk arrihet një marrëveshje për rikthimin e Neymarit.

Anglezi ka bërë të qartë se dëshiron rikthimin në vendlindje, por ai mund ta pranonte lehtësisht ofertën e Barcelonës.

Sancho më parë ka deklaruar se është tifozë i Leo Messit dhe do t’i pëlqente të luante përkrah kapitenit të Barcelonës.

Megjithatë Barcelona nuk do ta ketë fare të lehtë as transferimin e anglezit, pasi Dortmund kërkon së paku 120 milionë euro për ta lënë të lirë.

Kampionët në fuqi të Spanjës mund të ofrojnë ndonjë lojtar edhe te Dortmund në mënyrë që të marrin shërbimet e Sanchos dhe njëri nga ta është ish-ylli i Bundesligës, Ousmane Dembele. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Real Madridi po synon huazimin e Ronaldos për Kupën e Botës për Klube

Ndërkombëtare
Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Skautët e Chelseat po e shikonin, ai po qëndronte në top - pastaj filloi çmenduria

Ligat tjera
Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Ancelotti konfirmon rikthimin e tre yjeve për sfidën ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Publikohen pamje të reja nga festimet e yjeve të Real Madridit ndaj fansave të Atleticos - pritet përjashtimi për duelin me Arsenalin

Liga e Kampionëve
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
Data dhe vendi: Konfirmohet

Data dhe vendi: Konfirmohet "lufta më e fortë në botë", tifozët e kanë pritur për vite me radhë

Sportet Luftarake
Kalo në kategori