Barcelona dhe Atletico Madridi janë duke biseduar rreth një marrëveshje për transferimin e Antoine Griezmann në Camp Nou.

Ylli francez është njëri nga më të preferuarit e klubit katalunas dhe ka disa afate kalimtare që po tentojnë transferimin e tij.


Megjithatë, në këtë afat të verës thuhet se një transferim pritet të ndodh sipas të gjitha gjasave.

Sipas gazetës franceze L'Equipe, Barcelona dhe Atletico Madridi u takuan javën e kaluar për të diskutuar transferimin e Griezmann.

Griezmann Coutinho Griezmann në aksion gjatë një ndeshje me Barcelonën (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Klauzola e lirimit të francezit bie nga 200 milionë euro në 120 milionë euro më 1 korrik dhe transferimi është i pashmangshëm.

Ky medium shton se nuk përjashtohet ndonjë futje e një lojtari në këtë marrëveshje për të ulur çmimin. /Telegrafi/

telegrafi sport app