Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit

Barcelona ka avancuar tutje në Kupën e Mbretit pas fitores me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Guadalajaras.
Blaugranasit pavarësisht se ishin në kontroll të plotë të këtij takimi ashtu siç pritej qysh nga minuta e parë, ata nuk ia dolën që të realizojnë në pjesën e parë.
Vendasit ishin tejet të motivuar dhe të koncentruar në lojë, duke mos lejuar hapësira në fazën defanzive.
Sidoqoftë, ata nuk arritën të rezistojnë në pjesën e dytë, me Barcelonën që realizoi dy herë për të siguruar kualifikimin.

Rezultati i ndeshjes u zhbllokua në minutën e 77-të kur Andreas Christensen realizoi me kokë për 1-0.
Për epilogun përfundimtar të takimit u përkujdes Marcus Rashford, i cili realizoi për 2-0 në minutën e 90-të pas asistimit nga Lamine Yamal.
Pas këtij triumfi Barcelona do të fokusohet në kampionat, ku i pret një udhëtim i vështirë te Villarreali./Telegrafi/










































