Gjiganti katalunas, Barcelona ka në mendje një marrëveshje të bujshme për ta bindur Arsenalit që t'ua lirojë Mesut Ozilin.

Barcelona shpreson të vrasë dy zogj me një gur në rastin e transferimit të yllit gjerman, Ozil.


Ideja e gjigantit katalunas është të dërgojë turkun Arda Turan në Arsenal si pjesë e marrëveshjes për blerjen e Ozilit.

Turku ka qenë një lojtar i dëbuar nën urdhrat e Ernesto Valverdes me Galatasarayn si një destinacion dhe me katalunasit që kërkojnë një largim të shpejtë për mesfushorin.

turan

Sipas mediumit britanik Daily Star, interesimi i tyre në Ozilin mund të sheh Turanin që iu ofrohet Topçinjve si pjesë e marrëveshjes.

Kjo pasi Arsenalin thuhet se dëshiron rreth 35 milionë euro për fantazistin gjerman, ndërsa Barça janë gati të ofrojnë vetëm deri në 20 milionë euro.

Kontrata e Ozilit skadon në verën e vitit 2018, por Arsene Wenger ka insistuar që Ozil nuk do të shitet deri në fund të kontratës.

Por, nëse Barcelona dështon në ofertat e tyre të vazhdueshme për të nënshkruar me Philippe Coutinho nga Liverpooli, zgjidhja është Ozil dhe klubit i Veriut të Londrës mund të jetë provë. /Telegrafi/

telegrafi sport app