LAJMI I FUNDIT:

Baraliu: Pas vendimit të sotëm të Kushtetueses, Pacolli ka bazë të ankohet në Strasburg (Video)

Baraliu: Pas vendimit të sotëm të Kushtetueses, Pacolli ka bazë të ankohet në Strasburg (Video)
Vendimi i shpallur sot nga Gjykata Kushtetuese për rastin e zgjedhjes së presidentit, sipas njohësit të çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu është një vendim me përplot kontradikta dhe më përplot kundërthënie të paragrafëve të këtij aktvendimi krahasuar me aktvendimin e shpallur në rastin Pacolli.
“Jam i bindur se kushtetuesja nuk ka arritur ta arsyetojë të paktën qëndrimin e ndryshëm atëherë dhe qëndrimin tani që është fjala për kuorumin”, ka thënë Baraliu, duke shtuar se eksponentë të caktuar të kësaj qeverie kanë paralajmëruar paraprakisht se çfarë do të jetë vendimi, “por ne kemi pritur në një masë të caktuar të këtë një korrektësi në aktgjykim”.

“E kam thënë edhe më herët do ta ketë shumë vështirë, nëse do të ketë një verdikt korrekt dhe qasje korrekte ligjore dhe kushtetuese dhe do të thosha qasje profesionale të Gjykatës Kushtetuese në këtë rast në relacion më rastin e përmendur më parë. Ndodhi fatkeqësisht qe duke u përpjekur që ato dispozita të verdiktit të mëparshëm të rastit Pacolli është përpjekur t’i inkorporojë në paragrafin 70 Gjykata Kushtetuese në këtë rast por nuk ia ka arritur që ta arsyetojë vendimin e mëparshëm”, ka thënë ai për Tribuna Channel.

Baraliu ka thënë se tani pas publikimit të këtij vendimi ish-presidenti Begjet Pacolli ka elemente dhe bazë ta bëjë një iniciativë apo një ankesë në instancat e caktuara deri në Gjykatën e Strasburg, por kjo është në dëshirën e tij.


“Në bazë të këtij verdikti që kemi tani kushdo në situatë të tillë do të interesohej që të kërkojë drejtësi dhe të kërkojë qasje të njëjtë në këto dy raste sepse kanë shumëçka të përbashkët”, ka deklaruar Baraliu.

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori