LAJMI I FUNDIT:

Bar lokali më i famshëm i Berlinit ia ndalon hyrjen Angela Merkelit

Bar lokali më i famshëm i Berlinit ia ndalon hyrjen Angela Merkelit

Bar-lokali kult i Berlinit, “Standige Vertretung”, ia ka ndaluar hyrjen kancelares gjermane, Angela Merkel, Ministrit të Financave, Olaf Scholz dhe politikanëve të tjerë kryesor për shkak të mbylljes së paralajmëruar të të gjitha ambienteve hotelierike, e cila hyri në fuqi sot, raporton Spiegel.

Pronarët e lokalit, Jorn Peter Brinkmann dhe Jan Philipp Bubinger raportuan këtë përmes një video mesazhi të publikuar në Facebook.


Ata e konsiderojnë kancelaren dhe bashkëpunëtorët e saj përgjegjës për futjen e masave shtrënguese që synojnë frenimin e përhapjes së coronavirusit.

Pronarët e restoranteve të tjerë janë gjithashtu të indinjuar nga futja e karantinës në Gjermani, e cila ndalon funksionimin e objekteve hotelierike. Ata i referohen rezultateve të hulumtimit të Institutit Robert Koch, sipas të cilave shanset e infektimit në ambiente të ngjashme hotelierike nuk i kalojnë tre për qind.

Embedi:

“Disa nga këta politikanë të njëjtë kanë vendosur të mbyllin përsëri restorantet dhe të na ndalojnë të punojmë. Ne po i rendisim në listën e zezë menjëherë. Ne nuk do të jemi të lumtur t’i shërbejmë kancelares Angela Merkel, Ministrit të Financave Olaf Scholz, kryeministrit bavarez, Markus Soder, Kryetarit të Berlinit, Michael Müuler”, thanë ata, duke ftuar kolegët e tjerë t’iu bashkohen lëvizjes së tyre.

Në video, ata i thonë Angela Merkel dhe politikanëve të tjerë “se nuk shpresojnë më në gjurin e një derri nga kuzhina e tyre”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori