Në Komunën e Zveçanit të banuar me shumicë serbe, që ndodhet në pjesën veriore të Kosovës, bëjnë pjesë edhe tri fshatra shqiptare, Boletini, fshati Lipë (Kelmend) dhe ai Zhazhë, me rreth 600 banorë.
Banorët e këtyre fshatrave po përballen me kushte të rënda ekonomike dhe papunësi. Ata thonë se ka një infrastrukturë deri diku të kënaqshme, por mungon subvencionimi i sektorit të bujqësisë, prej të cilit jetojnë.
Disa besojnë se pas zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, gjërat mund të rregullohen.
Këta banorë i bëjnë thirrje Qeverisë qendrore në Prishtinë, që t’i koordinojë projektet me Komunën e Zveçanit, në mënyrë që të sigurohet mbijetesa e tyre në viset ku aktualisht jetojnë.
Shefi i Zyrës për Komunitete në komunën e Zveçanit, Lulzim Peci, tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria e Kosovës duhet të përgatis një plan në mënyrë që t’u dilet në ndihmë “këtyre njerëzve të cilët po jetojnë në kushte mjaft të vështira”.
Shumica e banorëve në këto tri fshatra, jetojnë nga ndihmat sociale që kap shumën prej 65, përkatësisht 70 eurosh.
Në të kaluarën, këta banorë kryesisht punonin në kombinatin metalurgjik Trepça, por tani shumica kanë mbetur pa punë për shkak të kapaciteteve të ulëta me të cilat punohet viteve të fundit në këtë kombinat.
“Që njerëzit të jetojnë, ata duhet të kenë një ndihmë nga qeveria. Sigurisht që qeveria dhe komuna duhet t’i subvencionojnë ata në punët e bujqësisë apo sektorë tjerë, prej nga do të siguronin mjetet për jetesë”, thotë Peci.
Haxhi Peci nga fshati Zhazhë, punon si roje në shkollën fillore “Isa Boletini”.
Ai thotë se gjithë jetën e ka kaluar në këtë fshat.
Sipas tij, dikur aty kishte infrastrukturë për të jetuar, por viteve të fundit atë e shqetëson fakti që në mungesë të perspektivës, të rinjtë po largohen.
“Të rinjve nuk u pëlqen ta punojnë këtu tokën, ata preferojnë të dalin jashtë shtetit. Shpresojmë se do të bëhet më mirë, por njerëzit duhet ta kuptojnë se duhet të punojnë”, thotë Haxhi Peci.
Mejdi Kelmendi nga fshati Lipë, thotë se ky fshat po përballet me shumë probleme, kurse banorët, në mungesë të përkrahjes institucionale janë lënë që të kujdesen vetë për të gjithat.
“Kemi probleme me ujë e më të gjithat. Sa rregullohet [furnizimi], menjëherë prishen pajisjet. Nuk ka përgjegjësi, sidomos me furnizim me ujë. Thonë se ka reduktime e prishje, por kujt s’i intereson”, thotë Mejdi Kelmendi.
Ndërkohë, kryetari i komunitetit në fshatin Lipë, Agron Kelmendi, thotë se ka disa investime në këtë fshat, në furnizim me ujë e rrymë, ndërkaq po punohet edhe në një projekt rrugor për lidhjen e fshatrave mes vete.
Aktualisht, Kosova është në procesin e zgjedhjeve të përgjithshme, kurse në vjeshtë do të mbahen edhe zgjedhjet komunale, andaj Kelmendi pret që të ketë disa lëvizje pas formimit të institucioneve të reja.
“Presim që faktori politik i Kosovës t’i zgjidhë shumë çështje që kanë mbetur pezull, pikë së pari për liberalizimin e vizave dhe punësimin, çka na intereson më së tepërmi”, thotë Agron Kelmendi.
Sa i përket veriut të Kosovës, ai pret që të dyja nivelet e pushtetit të krijojnë kushte për lëvizje të lirë në drejtim të jugut dhe veriut të Kosovës.
Pjesa veriore e Kosovës, përbëhet nga katër komuna me shumicë serbe.
Ndërkaq shqiptarët, të cilët në pjesët tjera të Kosovës përbëjnë shumicën, në veri banojnë në numër më të vogël nëpër disa fshatra të këtyre komunave. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSveçla tregon kush është polici i plagosur në Zllakuqan dhe gjendjen e tij shëndetësore
Mërgimtari tregon sa shpenzoi për shtatoren e Skënderbeut në Gjakovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Kasami: Nga e hëna nisin bisedimet për formimin e qeverisë
Qeveria e Kosovës: Lajmi për përfundimin e mandatit të të dërguarit amerikan Escobar nuk doli prej nesh
Problemet me qasje në shërbimet e VALA-s, zëdhënësi i Telekomit tregon arsyen
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend