LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Vushtrrisë ankohen për ndotje nga kompania e betonit

Banorët e Vushtrrisë ankohen për ndotje nga kompania e betonit

Banorët e një lagje në Vushtrri tash e dy vjet janë në hall me një kompani të betonit. Ata kanë shprehur shqetësimin e tyre për pluhurin dhe zhurmën.

Vetëm një rrugë e kanë në mes.


E afërsia e kësaj fabrike të betonit dhe shtëpive përreth po u shkakton shumë probleme banorëve në rrugën “Bastri e Halil Hysni”, të Vushtrrisë.

Ata tregojnë se tash e dy vjet prej kur e njëjta funksionon, nuk kanë qetësi.

Për më tepër, sipas tyre, edhe pluhuri është bërë i padurueshëm.

Qerim Uka-Banor

“ Ski pse del në oborr prej pluhnit prej zhurmës. Që dy vjet është vendos kjo këtu. Kemi bërë ankesë në komunë e ministri dhe të vetmen përgjigje që kemi marr është një letër nga Ministria e që na kanë thënë se i kanë gjobit”, ka thënë Uka.

Në këtë lagje me mbi 150 banorë ka dhe persona me sëmundje kronike e të cilet kanë vështirësi të dalin në oborret e tyre shkaku i pluhurit.

Banorët sqarojnë se ata i ka vizituar edhe kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Skender Pardyzi-Banor

“Ka qenë kryetari i Komunës ka thënë se është në sipërfaqe që duhet më i ndalu punimet. Po na bon dëm. Na i kemi dokumentacionin që s’kanë leje dhe janë gjobit pasi s’kanë leje”, ka theksuar Pardyzi.

Ndonëse banorët thonë se kompania “Florenti”, nuk ka licencë për punën që bënë, një gjë të tillë e kanë mohuar nga kjo kompani.

Xhemajl Islami, menaxher i kompanisë në fjalë, ka treguar se pas ankesës së banorëve, ata para inspektoratit kanë prezantuar të gjitha dokumentet që ju lejon atyre të punojnë në këtë hapësirë.

Xhemajl Islami-Menaxher i kompanisë “Florenti”

“Na kemi licensë deri në vitin 2027. Na i kemi taku banorët, i kemi tregu dhe lejen që e kemi. Ka ardh dhe Inspektorati por ne kemi leje për këtë punë”, ka shtuar Islami.

Por, sipas Drejtoreshës së Urbanizimit në Komunën e Vushtrrisë, Furtuna Krasniqi, palët megjithatë pas një takim ku prezent kanë qenë edhe zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës, janë marrë vesh që të lejojnë kompaninë të punojë deri sa të zhvendoset në lokacion tjetër./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori