0Shares

Derisa kishin dalë për gjah në një pjesë malore të ishullit Borneo të Malajzisë, gjuetarët dëgjuan zhurma të çuditshme që vinin brenda një trungu peme.

Me të prerë drurin, ata nxorën prej aty dy gjarpërinj që ishin duke u çiftëzuar, transmeton Telegrafi.

Meqenëse ishin shumë të uritur, banorët i morën pitonët që t’i pjekin për t’i ngrënë.

Reptilët zakonisht nuk përdoren për ngrënie, pasi mishi tyre është i papërshtatshëm, por kriza që ka kapluar ato zona ka bërë të kapin edhe gjallesa alternative.

Rasti është edhe më i pazakontë, pasi gjarpri ishte shumë më i vogël se partnerja gjigante që ishte e gjatë afro shtatë metra. /Telegrafi/

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)