LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Novi Sadit në alarm: Një “snajperist” i panjohur qëllon kalimtarët me pushkë ajrore, disa të lënduar

Banorët e Novi Sadit në alarm: Një “snajperist” i panjohur qëllon kalimtarët me pushkë ajrore, disa të lënduar

Një person i panjohur ka qëlluar me pushkë ajrore në një nga bulevardet e Novi Sadit, për disa ditë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia është në kërkim të një njeriu i cili ka qëlluar në drejtim të kalimtarëve, me shumë gjasa nga ndërtesat e afërta afër bulevardit.


Siç bëhet e ditur, deri më tani, disa njerëz kanë kërkuar ndihmë në Qendrën e Emergjencave për shkak të plagosjeve të marra nga plumbat nga pushka ajrore.

Policia ka konfirmuar se kanë pranuar ankesa dhe se janë vënë në kërkim të personit në fjalë.

Madje, thuhet se në një ndërtesë aty afër është vendosur një paralajmërim që: “Fqinjë, në hyrjen tuaj ju keni një të çmendur i cili nga kulmi qëllon me një pushkë ajrore. Ju lutemi na lajmëroni nëse keni vërejtur se nga cili apartament po bën një gjë të tillë. Lajmërojeni, sepse edhe ju mund të jeni objektivi i radhës!”.

Një nga kalimtaret e rastit ka thënë për mediat lokale se ajo po ecte me vajzën e saj të premten në mbrëmje, kur ajo ndjeu dhimbje në dorën e saj.

Të nesërmen, ajo thotë se ajo shkoi në të njëjtin vend dhe gjeti tre plumba në trotuar, të cilën më vonë ia dorëzoi policisë. /Telegrafi/