LAJMI I FUNDIT:

Banorët e Buenos Aires mbetën të tronditur kur panë një “tornado që ngrihej drejt qiellit” – por në fakt ishte një tufë gjigante mushkonjash

Banorët e Buenos Aires mbetën të tronditur kur panë një “tornado që ngrihej drejt qiellit” – por në fakt ishte një tufë gjigante mushkonjash

Shoferët dhe jo vetëm në Argjentinë kanë mbetur të habitur kur zbuluan një tufë mushkonjash që kishin krijuar një formacion të tmerrshëm si tornado lart në qiell.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet video janë regjistruar të mërkurën nga një shofer në Argjentinë.


Forma e madhe si kullë duket se qëndron qindra metra e gjatë, por pas një inspektimi më të afërt, e gjithë “struktura” shihet se përbëhet nga mushkonjat.

Në pamjet video, shoferi i tronditur mund të dëgjohet duke thënë: ‘Po bëhet gjithnjë e më e madhe, nuk kam parë kurrë më parë diçka të tillë’.

Regjistrimi i formacionit të çuditshëm vjen pasi rajoni i Buenos Aires në Argjentinë u pushtua nga mushkonjat.

Juan Jose Garcia, një studiues në Qendrën për Studime Parazitologjike dhe Vektoriale (CEPAVE) tha për mediat lokale: ‘Shirat e dendur shkaktuan përmbytje në pellgje të mëdha uji të ndenjur, ku mushkonjat femra vendosin vezët e tyre’.

Ai shtoi se kjo shpesh rezulton në lindjen e ‘një numri të madh’ të insekteve që ‘pushtojnë qytete’.

Pavarësisht nga numri i madh i insekteve, Garcia tha se ato nuk përbëjnë kërcënim për njerëzit por kanë potencial për të ndërhyrë në aktivitetet bujqësore. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Konsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey

Interesante
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas

Interesante
Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Piloti polak i aeroplanit i propozon martesë partneres e cila punon si stjuardese – momentin emocionues e ndau me pasagjerët

Interesante
A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

A mund ta gjeni fshesën në mesin e shumë rrobave?

Interesante
Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Në një video virale, një kamerier shpjegon se cilin rregull nuk duhet ta thyejnë kurrë mysafirët

Interesante
Kalo në kategori