LAJMI I FUNDIT:

Bankomati i monedhës Bitcoin, tani edhe në Kosovë! (Video)

Bankomati i monedhës Bitcoin, tani edhe në Kosovë! (Video)

Në shumë vende të botës ka filluar të përdoret monedha Bitcoin. Megjithatë, siguria nga përdorimi i kësaj monedhe virtuale nuk është e madhe, sepse garant për investim nuk është askush.

Bitcoin është një investim virtual financiar. Me të mund të kryhen shërbime pa para në dorë. Shumë qytetarë kanë filluar të deponojnë të holla në bankomatet e tillë, të cilat shndërrohen në Bitcoin. Por, rritja e vlerës së atyre bitcoineve varet nga bursa e tregut të monedhës. Mund të ketë fitime, por edhe humbje.


Një aparat për Bitcoin ka mbërritur edhe në Kosovë. Ardian Alaj, përfaqësues i kompanisë që menaxhon këtë ATM deklaron se nga Bitcoini qytetarët mund të përfitojnë nëse investojnë. Kjo bëhet duke futur para kesh, vlera e të cilave në Bitcoin mund të lëvizë.

Mirëpo, problemi i Bitcoinit në vendin tonë është çështja juridike, sepse nuk është e rregulluar me ligj. Për këtë arsye Alaj thotë se janë duke lobuar te institucionet që të definohet kjo lloj industrie. /RTK/