LAJMI I FUNDIT:

​Bankieri gjobitet me 52 milionë euro për kontrabandën e Picasso

​Bankieri gjobitet me 52 milionë euro për kontrabandën e Picasso

Ish-drejtori i bankës spanjolle Bankinter, Haime Botin, 83-vjeç, u gjobit sot me 52 milionë euro për kontrabandë të pikturës së Pablo Picasso si një thesar kombëtar.

Ai gjithashtu u dënua me 18 muaj burg, por nuk ka të ngjarë të vuajë dënimin për shkak të moshës dhe për shkak se është personi i parë që dënohet, raporton Reuters.


Prokuroria spanjolle ka akuzuar Botin se po përpiqej të shiste pikturën “Gruaja e re” nga viti 1906, me vlerë 26 milionë euro, në vitin 2015, një rast i zbuluar nga zyrtarët doganorë në ishullin francez të Korsikës gjatë një kërkimi rutinë të jahtit të Botinit.

Siç thuhet në shpjegim, ai u përpoq ta shiste pikturën pavarësisht ndalimit të eksportit të veprave kulturore të rëndësishme për Spanjën.

Botin mohoi akuzat, duke thënë se ai dëshironte ta merrte pikturën në Zvicër për ta ruajtur.

Botin ishte drejtor i Bankinter nga 1986 deri në vitin 2002 dhe zotëron një 23 për qind të aksioneve në bankë përmes fondit të investimeve Kartival. /kp/Telegrafi/

 

Në trend Fun

Më shumë
Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Mbi 33 milionë shikime - vogëlushi filloi të kërcente menjëherë pasi bëri hapat e para në jetë

Fun
Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Çfarë nuk shkon me këtë shtëpi - kjo foto ngatërroi shumë dhe u bë hit për një detaj

Interesante
Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Të gjithë kanë vetëm një pyetje kur shohin këtë foto nga Bosnja: Pse?

Fun
Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa

Kamera e ziles së derës filmon veturën teksa "fluturon në ajër"

Fun
Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Ke gabuar gjatë gjithë jetës: Një i ri tregoi se si hahen ëmbëlsirat Tic Tac, njerëzit janë të shokuar

Fun
Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Prindërit i shpuan veshët një foshnje tre muajshe dhe zemëruan publikun

Fun
Kalo në kategori