LAJMI I FUNDIT:

Bankat lëshuan 160,267 karta kredie dhe 886,001 karta debiti

Bankat lëshuan 160,267 karta kredie dhe 886,001 karta debiti

Bankat që veprojnë në Kosovë duket që edhe gjatë këtij viti janë fokusuar në ofrimin e kartelave debit dhe ato të kreditit, ku sipas të dhënave deri në fund të muajit shtator numri i përgjithshëm i kartelave kishte arritur në 1,046,268 kartela.

Prej tyre janë 886,001 me funksion debiti, ndërsa 160,267 me funksion krediti.


Bankat gjithashtu gjatë këtij viti kanë insistuar në sistemin e pagesave online me qëllim të mos keqpërdorimeve të mundshme me pare kesh.

Ndryshe, Banka Qendrore e Evropës ka paralajmëruar se do të ndalohet së emetuari kartëmonedha 500 euro. Kjo do të aplikohet nga pjesa e dytë e vitit 2018.
Kartëmonedhat 500 euroshe aktuale, do të mbesin në qarkullim, ndërsa të reja nuk do të emetohen, në mënyrë që të zvogëlohet mundësia e përdorimit të parave të gatshme për kryerjen e transaksioneve. /Telegrafi/