LAJMI I FUNDIT:

Bankat gjermane mbyllin xhirollogaritë e medieve propaganduese ruse

Bankat gjermane mbyllin xhirollogaritë e medieve propaganduese ruse

Banka gjermane Commerzbank ka njoftuar se nga 31 maji do t’i mbyll xhirollogaritë e medieve propaganduese ruse si Russia Today Germany (RT DE) dhe Ruptly.

Sipas medieve të huaja, RT është përpjekur të gjejë një bankë tjetër për të zëvendësuar Commerzbank, por disa institucione financiare, duke përfshirë Helaba, Deutsche Bank, DZ Bank, BNP Paribas, ING, HSBC, UBS dhe HypoVereinsbank kanë refuzuar të hapin llogari në emër të saj.


Der Spiegel kishte shkruar se Gjermania është e shqetësuar për ndikimin e medieve propaganduese ruse.

“Me RT DE, Moska dëshiron të rris skepticizmin ndaj virusit COVID-19, të fuqizoj të djathtën gjermane dhe të majtën në Kremlin për të destabilizuar demokracinë në Gjermani”, shkruante gazeta.

Popullariteti i Vladimir Putinit në rënie, Kremlini rrit buxhetin e Russia Today për propagandë
Lexo po ashtu Popullariteti i Vladimir Putinit në rënie, Kremlini rrit buxhetin e Russia Today për propagandë

RT DE, e cila deri në muajin nëntor 2020 ishte quajtur RT Deutsch, e financuar nga Kremlini ka përhapur propagandë që në Gjermani që nga viti 2014.

Sipas Shërbimit të Brendshëm gjerman të Inteligjencës, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës (BfV), e cila ka mbikëqyrur platformën, thotë se RT po kërkon të dobësojë besimin në institucionet demokratike.

BfV thotë se ka lidhje të ngushta midis medies ruse dhe atyre që kërkojnë të minojnë rendin demokratik të Gjermanisë, si pjesë të një fushate dezinformimi të orkestruar nga Rusia. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori