Credit Suisse ka shkelur një marrëveshje të vitit 2014 me autoritetet e Shteteve të Bashkuara, duke vazhduar të ndihmojë amerikanët më të pasur që të shmangin taksat dhe duke fshehur më shumë se 700 milionë dollarë nga qeveria, njoftoi Komisioni i Senatit për Financat.
Pas përfundimit të një hetimi dy-vjeçar ndaj bankës, e cila u pajtua këtë muaj të blihej për shkak të problemeve financiare nga banka rivale UBS, Komisioni thotë se kishte zbuluar “shkelje të mëdha” të marrëveshjes së vitit 2014 midis bankës zvicerane dhe Departamentit amerikan të Drejtësisë, duke mundësuar evazionin fiskal.
Pronarja e re, banka UBS ose qeveria zvicerane duhet të marrin përgjegjësitë për çdo gjobë në të ardhmen, thotë komisioni, duke i bërë thirrje Agjencisë Amerikane të Taksave (IRS) dhe Departamentit të Drejtësisë që të zhvillojnë hetime nëse Credit Suisse duhet të përballet me pasoja të tjera.
Mes shkeljeve është edhe dështimi për të raportuar afro 100 milionë dollarë në llogari sekrete guaska, që i përkasin një familje të vetme me shtetësi të dyfishtë amerikane dhe të një shteti në Amerikën Latine, për të cilën thotë se mund të jetë aktivitet me përmbajte kriminale.
Në një deklaratë të dërguar me e-mail, banka Credit Suisse thotë se nuk e kishte toleruar evazionin fiskal dhe kishte bashkëpunuar me autoritetet amerikane.
“Ekipi i ri drejtues i (bankës) Credit Suisse ka bashkëpunuar në hetimet e komisionit dhe ka mbështetur punën e senatorit Wyden, përfshirë politikat e sugjeruara për të ndihmuar në forcimin e aftësive të industrisë financiare për të zbuluar amerikanët që përpiqen të fshehin veprimtaritë e tyre”, thuhet në deklaratën e bankës e cila i referohet kryetarit të Komisionit të Senatit për Financat, Ron Wyden.
Senatori tha përmes një deklarate se, “në qendër të këtij hetimi janë bankierë të pangopur zviceranë dhe rregullatorë qeveritarë të përgjumur. Rezultati duket të jetë një komplot masiv, i vazhdueshëm, për të ndihmuar qytetarët amerikanë shumë të pasur që të shmangin taksat dhe të grabisin amerikanët e tjerë”.
Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për të komentuar.
Në vitin 2014, Credit Suisse u bë banka më e madhe në 20 vjet që u deklarua fajtore ndaj një akuze penale amerikane, duke rënë dakord të paguante një gjobë prej 2.5 miliardë dollarësh. Banka u akuzua se për disa dekada kishte ndihmuar shtetas amerikanë që të shmangin taksat përmes veprimtarive të paligjshme. Gjoba u pasua me një varg skandalesh që tronditën huadhënësin e dytë më të madh të Zvicrës dhe më pas kontribuuan në blerjen e saj nga banka UBS.
Vitin e kaluar, banka u deklarua fajtore për mashtrimin e investitorëve lidhur me një kredi prej 850 milionë dollarësh për Mozambikun dhe në muajin qershor banka u dënua nga Gjykata Penale Federale e Zvicrës për dështimin në parandalimin e pastrimit të parave nga një bandë bullgare e trafikut të kokainës.
Më herët këtë muaj autoritetet zvicerane u përpoqën të mënjanonin falimentimin e Credit Sussie, ndërsa ajo u ble nga UBS.
Sipas Komisionit të Senatit amerikan, bankierët e Credit Suisse ndihmuan një familje me shtetësi amerikane dhe nga një shtet i Amerikës Latine, të cilën e quajtën “Familja” që të fshehin afro 100 milionë dollarë nga IRS duke mundësuar fshehjen e veprimtarisë së saj për pothuajse një dekadë.
Bankierët maskuan faktin se anëtarët e familjes kishin nënshtetësi amerikane dhe më pas kur mbyllën llogaritë në vitin 2013, ata transferuan fondet në banka të tjera në Zvicër dhe gjetkë pa njoftuar Departamentin e Drejtësisë, siç kërkohet nga marrëveshja e vitit 2014 kur banka pranoi fajësinë.
Ish-kreu i Credit Suisse për bankat private në Amerikën Latine luajti një rol të rëndësishëm në menaxhimin e llogarisë, thotë komisioni. Një burim që ka njohuri mbi këtë çështje tha se llogaria bankare njihej si “familja kolumbiane”.
Komisioni Senatit tha se banka ç’maskoi llogaritë në fjalë, si dhe ato të një biznesmeni amerikan ku fshiheshin 220 milionë dollarë, vetëm pasi sinjalizuesit njoftuan autoritetet amerikane. Komisioni thotë se gjetjet në Zvicër vetëm sa kanë nxjerrë në pah vetëm një pjesë të vogël të problemit. /VoA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KEK merr dritën e gjelbër nga OSHP, vazhdon projekti për rehabilitimin e njësisë A3 në Termocentralin Kosova A

Akulloret në Super Viva që po çmendin konsumatorët këtë sezon

Rritet numri i fluturimeve dhe udhëtarëve me aeroplan

‘Merre Vetë dhe Shko’ - Ekrem Zajmi Themelues & CEO i Vetalgo-s zbulon formën e rezervimeve të mençura dhe udhëtimeve të organizuara

Fluturime që lidhin zemra - Air Munich, zgjedhja e duhur për kthimin në atdhe

Zbuloni mundësi të reja pune me Telegrafi Jobs

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë