LAJMI I FUNDIT:

Banka Qendrore Evropiane mban të qëndrueshme normat e interesit

Banka Qendrore Evropiane mban të qëndrueshme normat e interesit

Banka Qendrore Evropiane ka vendosur të mbajë të qëndrueshme normat e interesit, duke përsëritur qëndrimin e saj për normat historikisht të ulëta derisa inflacioni i Eurozonës të arrijë objektivin prej 2 për qind.

Këshilli drejtues i BQE-së njoftoi se normat e interesit për lehtësimin e huadhënies dhe lehtësirat e depozitave do të mbeten të pandryshuara.


Sipas njoftimit të bankës, përcjell Telegrafi, më 1 nëntor blerjet neto u restartuan në kuadër të Programit të Këshillit drejtues për blerjen e pasurive me një ritëm mujor prej 20 miliardë eurosh.

“Këshilli drejtues pret që ata të vazhdojnë për aq kohë sa është e nevojshme për të forcuar ndikimin akomodues të normave të saj të politikës dhe të përfundojë pak para se të fillojë ngritjen e normave kryesore të interesit të Bankës Qendrore Evropiane”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/