LAJMI I FUNDIT:

Banka Goldman Sachs përgatitet të lëshoj në përdorim kriptovalutën e saj

Banka Goldman Sachs përgatitet të lëshoj në përdorim kriptovalutën e saj

Gjiganti amerikan i bankingut Goldman Sachs, mund të ndjekë hapat e konkurrentit të tij J. P. Morgan, duke e shikuar mundësinë e lëshimit në përdorim të një kriptovalute.

Në një intervistë me gazetën Franceze Les Echos, shefi ekzekutiv i Goldman Sachs, David Solomon, tha se janë duke kryer një hulumtim intensiv për konceptin e një kriptovalute.

Ai shprehu besimin e tij në teknologjinë Blockchain dhe potencialin që ka në realizimin e pagesave botërore. Ngjashëm me rivalin J. P. Morgan, Goldman Sachs beson s enjë monedhë e tij duhet të mbështetet tek paratë prej letre.

Sipas Solomon, rregullimi i kriptovalutave do të ndryshojë së shpejti.

“Besoj se rregullatorët në mbarë botën po shohin se çfarë po ndodh”, tha Solomon.

Detaje rreth kriptovalutës 'Libra'
Lexo po ashtu Detaje rreth kriptovalutës 'Libra'

Ku u pyet nëse Goldman Sachs do të bashkëpunonte me Facebook për kriptovalutën Libra, ai nuk dha përgjigje.

“Shumë njerëz janë duke parë në këtë drejtim, por është herë të themi se cila platformë do të shkëlqejë”, shtoi ai.

Në lidhje me dëshirën e bankave për t’iu bashkuar garës së kriptovalutave, Solomon përfundoi se ato duan të ngelen inovative përndryshe do të shuhen. /Telegrafi/