LAJMI I FUNDIT:

Banka e Shqipërisë: Rënia ekonomike nga 5-8 % në këtë vit

Banka e Shqipërisë: Rënia ekonomike nga 5-8 % në këtë vit

Banka e Shqipërisë parashikon që viti 2021 do të shënojë ri-ngritje të ekonomisë së vendit, pas vështirësive të mëdha që krijoi situata e COVID-19.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko tha sot gjatë një interviste televizive se “viti 2020 do të ketë një rënie ekonomike midis vlerës 5% – 8%”.


“E rëndësishme është të kombinojmë politikat dhe masat në mënyrë që të kemi ringritje sa më të shpejtë të ekonomisë dhe të reagojmë në mënyrë sa më eficiente dhe produktive. Parashikimi ynë është që në vitin 2021, në rastet se nuk do të kemi rikthim të pandemisë, do të kemi një ringritje ekonomike shumë të fortë”, tha Sejko.

“Tkurrje ekonomike në vitin 2020 do të rikuperohet ndoshta me ritme edhe më të shpejta në vitin 2021. Synojmë që periudha e verës të jetë një kohë sa më produktive në mënyrë që të rikuperojmë humbjet nga periudha e mëparshme. Pra, që në tremujorin e parë të vitit 2021, të shohim trendin pozitiv. Parashikimi është që goditja më e fortë që ka marrë ekonomia shqiptare është tremujori i dytë 2020, ndërsa me rënie janë parashikuar edhe tremujorët e tretë dhe të katërt të 2020, por jo kaq i fortë sa 3-mujori i dytë”, – tha Guvernatori.

Ai theksoi se ringritja parashikohet të vijë që në periudhën e verës por shifrat pozitive do të vijnë në vitin 2021.

Sejko shpjegoi se paralelisht me këto parashikime BSH-ja, ka në monitorim stabilitetin financiar, monetar dhe makroekonomik të vendit që deri tani janë në tregues të stabilizuar dhe të mirëkapitalizuar.

“Kemi një kurs këmbimi të stabilizuar, tregjet financiare janë të qeta dhe parametrat makroekonomik të qëndrueshëm do të mbështesin rritjen e ekonomisë krahas incentivave për lehtësi fiskale dhe mbështetjen që po adreson qeveria, për biznesin dhe ekonominë. Deri tani fatura e krizës është transferuar nga sektori privat në atë publik, por duhet të jemi të qartë që kjo krizë do të ketë ndikim në të gjithë aktorët e tregut”, – deklaroi Sejko.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori