LAJMI I FUNDIT:

Banka e Anglisë do ta merr në konsideratë adoptimin e kriptovalutës

Banka e Anglisë do ta merr në konsideratë adoptimin e kriptovalutës

Banka e Anglisë do të shqyrtojë se si Britania e Madhe mund të adoptojë kritpovalutë të stilit Bitcoin, si pjesë e një grupi botëror të bankave qendrore që janë bashkuar së bashku për të shqyrtuar pengesat e mundshme të mbështetjes në paratë dixhitale.

Zyrtarët e bankës do të takohen me Bankën e Japonisë, Bankën Qendrore Evropiane, Sveriges Riksbank, Bankën e Kanadasë, Bankën Kombëtare Zvicerane dhe Bankën për Zgjidhje Ndërkombëtare për të analizuar përvojat dhe potencialet për një monedhë dixhitale, përcjell Telegrafi.

Zëvendësguvernatori i Bankës së Anglisë, Jon Cunliffe pritet ta bashkëkryesojë grupin me Benoît Cœuré, një ish-anëtar i bordit të Bankës Qendrore Evropiane.


Planet e Facebookut për kriptovalutën e saj kanë tërhequr vëmendjen e rregullatorëve dhe të bankave qendrore në të gjithë botën.

Ideja e një monedhe dixhitale të bankës qendrore është përfolur gjithnjë e më shumë në të gjithë botën për të ndihmuar në përmirësimin e sistemeve të pagesave dhe transaksioneve ndërkufitare.

Banka tha që grupi i ri i punës do të shikojë në rastet e përdorimit të kësaj monedhe; zgjidhje të projektimit ekonomik, funksional dhe teknik, përfshirë ndërveprimin ndërkufitar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori