LAJMI I FUNDIT:

Banka e Anglisë po e merr në konsideratë planin për krijimin e parasë dixhitale

Banka e Anglisë po e merr në konsideratë planin për krijimin e parasë dixhitale

Banka e Anglisë ka njoftuar se po krijon një grup punues për të shqyrtuar mundësinë e hapjes së një banke qendrore për monedhat dixhitale.

E emetuar nga banka për përdorim nga familjet dhe bizneset, ajo do të ekzistonte së bashku me paranë e gatshme dhe depozitat bankare, në vend që t’i zëvendësonte ato, përcjell Telegrafi.

Qeveria dhe Banka e Anglisë dëshirojnë të angazhohen gjerësisht me palët e interesuara mbi përfitimet dhe praktikat e saj. Grupi punues do të drejtohet bashkërisht nga zëvendësguvernatori për stabilitetin financiar, Sir Jon Cunliffe dhe drejtoresha e përgjithshme e Shërbimeve Financiare të Thesarit, Katharine Braddick.

Banka ka deklaruar edhe më parë se është e interesuar për një Monedhë Dixhitale të Bankës Qendrore (CBDC) sepse kjo është një periudhë e rëndësishme ndryshimesh në drejtim të parasë dhe pagesave. Përdorimi i parave në dorë në transaksionet financiare ka rënë në mënyrë të vazhdueshme në vitet e fundit, ndërsa pagesat e kartat e debitit kanë ardhur në rritje.

Përdorimi i kartave të kreditit dhe debitimit direkt ka shënuar gjithashtu rritje. Banka gjithashtu sheh të pasurit e monedhës së saj dixhitale si një mënyrë për të “shmangur rreziqet e formave të reja të krijimit të parave në mënyrë private”, përfshirë kriptovalutat siç është Bitcoin.

“Nëse do të prezantohej një CBDC, ajo do të emetohej në funta, ashtu si kartëmonedhat, kështu që 10 funte CBDC do të kishin gjithmonë të njëjtën vlerë me një kartëmonedhë prej 10 funte”, njofton Banka e Anglisë.

CBDC ndonjëherë mendohet se është ekuivalente me një kartëmonedhë dixhitale, edhe pse në disa aspekte mund të ketë aq shumë të përbashkëta me një depozitë bankare. Çdo CBDC do të prezantohej së bashku me paranë e gatshme dhe me depozitën bankare, pra nuk do ta zëvendësonte atë. /Telegrafi/