LAJMI I FUNDIT:

​Banka Botërore pezullon ndihmën financiare për Afganistanin

​Banka Botërore pezullon ndihmën financiare për Afganistanin

Banka Botërore ka pezulluar ndihmën për Afganistanin, pasi talibanët morën kontrollin e vendit më 15 gusht.

Ky veprim vjen pas një vendimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) javën e kaluar për të pezulluar qasjen e vendit në burimet financiare e Fondit, përfshirë gati 440 milionë dollarë në rezervat e reja monetare.


“Kemi ndalur disbursimet financiare në operacionet tona në Afganistan dhe po monitorojmë dhe vlerësojmë nga afër situatën në përputhje me politikat dhe procedurat tona të brendshme”, tha një zëdhënës i BB-së për BBC, përcjell Telegrafi.

FMN pezullon qasjen e Afganistanit në fonde
Lexo po ashtu FMN pezullon qasjen e Afganistanit në fonde

Që nga viti 2002, përmes Shoqatës Ndërkombëtare të Zhvillimit, Banka Botërore ka ofruar rreth 5.3 miliardë dollarë për projektet e rindërtimit dhe zhvillimit në Afganistan.

Në fillim të këtij viti, BB premtoi rreth 800 milionë dollarë për vendin. /Telegrafi/