LAJMI I FUNDIT:

Banka Botërore ndihmon kadastrën e Rahovecit

Banka Botërore ndihmon kadastrën e Rahovecit

Banka Botërore, përmes, Agjencisë për Kadastër të Kosovës, ka dhënë një donacion për Drejtorinë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Rahovecit me vlerë 21 mijë e 600 euro.

Në kuadër të këtij donacioni janë pajisje elektronike siç janë kompjuter, printer , tavolina për punë dhe pajisje tjera të cilët do të ju hynë në punë punëtorëve të kësaj drejtorie.


Kujtim Popaj, drejtor i Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në Komunën e Rahovecit, shprehët i kënaqur me donacionin e marrë nga Banka Botërore dhe thotë se pajisjet elektronike të cilat janë marrë si donacion, do të ju lehtësojnë punën të gjithë punëtorëve të cilët janë në këtë drejtori, pasi që deri me tani kemi punuar me kompjuter mjaft të vjetër.

Me kompjuterët e ri dhe pajisjet tjera të reja, sigurisht që do të jemi me efikas në kryerjen e punëve të cilat janë në kuadër të drejtorisë për GJKP.
Drejtori Popaj shprehet se gjatë këtij viti jemi marrë edhe me rregullimin e arkivës së drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, me rregullimin e arkivës fillimisht i kemi lehtësuar punën vetës dhe më pas edhe qytetarëve. /Telegrafi/